TIRANE- Projekti i ri për sheshin “Skënderbej” do të ndryshojë tërsisht krahasuar me formën aktuale. Në kuadër të projektit për kthimin e tij në pedonale pjesa në formë grope pranë monumentit të heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu do të mbushet. Bashkia e Tiranës thotë se pjesa që vjen me ulje në sheshin “Skënderbej” do të sheshohet në një. Ky do të jetë një nga ndryshimet që do të ndërmerren. Gjithashtu sheshi do të konceptohet në mënyrë që të ketë sa më shumë hapësirë për qytetarët, pemë dhe gjelbërim.