TIRANË - Safet Bajri, i cili u arrestua mesditën e së premtes pritet të dalë të hënën para Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë dhe njëkohësisht për tu marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e vitit 2018 të Fatbardh Licit.
Së bashku me të, para gjykatës pritet te dalin edhe kushëriri i tij, Behar Bajri dhe Astmer Bilalin të akuzuar për të njëjtën vrasje, por që aktualisht ndodhen në qeli në kuadër të operacioneve “Metamorfoza”. Hetimet janë kryer nga prokurorja Elida Kaçkini, ndërsa vendimi në mungesë i masës u dha nga gjyqtarja Etleva Deda.
Bashkë me masën “arrest me burg” Gjykata e Posaçme ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Mësohet se ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Deri tani mësohet se Bajri e ka mohuar përfshirjen në vrasjen e Fatbardh Licit, një qëndrim që e ka mbajtur edhe me herët, kur u arrestua për të njëjtën ngjarje, por hetimi ndaj tij u pushua për mungesë provash. Ai ka pretenduar se me familjen Lici në fjalë nuk ka pasur konflikte.
Nuk dihet se cilat janë provat që e kanë bindur SPAK e GJKKO për të nxjerrë dy ditë më parë 3 arreste, por mësohet se një ndihmë për hetimin kanë dhënë komunikimet në SkyEcc.
Motivi i vrasjes së xhaxhait të Ibrahim Licit, rivalit të Bajrave, sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë pjesëtarin e grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci. Për këtë ngjarje që autoritetet ende nuk e kanë zbardhur, një muaj më pas Bajrët morën hak duke vrarë xhaxhanë e Licit.
SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?
25 Mars, 19:12
-
Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje
25 Mars, 15:26
-
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
25 Mars, 13:04
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47
-
Anila Rezhda: Klodiana Lala ose eksitimi i frikshëm, antiligjor ndaj të paraburgosurve/burgosurve
24 Mars, 13:08
-
Edhe Alibeaj i bashkohet ‘trendit’ të videove në rrjetet sociale, shfaqet me dy vajzat para SPAK
24 Mars, 12:00
-
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kriminale që ekzekutoi 3 pjesëtarë të familjes
23 Mars, 22:43
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Rama nga Vlora: Reforma në drejtësi meritë e PS, shpatën ia dhamë ne! 'Bufi' do shkrirjen e SPAK! Hapim negociatat gjatë mandatit të 4
23 Mars, 18:01
-
Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani
22 Mars, 21:38