Planifikuan sulm terrorist në Itali në emër të ISIS, arrestohet çifti me origjinë nga Kosova (VIDEO)

Një burrë dhe një grua me origjinë nga Kosova, por të lindur në Itali, janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se planifikuan një sulm terrorist në emër të organizatës ISIS. Familja me origjinë kosovare prej kohësh kishin hyrë në rrugën e radikalizimit, përmes propagandës xhihadiste në internet dhe ishin trajnuar për të kryer sulme terroriste.

Sipas mediave italiane ato kishin planifikuar një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste ISIS. Ato janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane për bashkëpunim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, rekrutim dhe trajnim për qëllime terroriste, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Burri dhe gruaja, u ndaluan më 15 qershor, pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Trentos, ndërsa gjykata vendosi më 18 qershor masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Për burrin u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik.

Vendimi për masën e sigurisë, sipas karabinierëve është përcaktuar nga nevoja që autoritetet e drejtësisë italiane, të garantojnë deredikalizimin e dy të dyshuarve dhe familjes së tij. Sipas hetuesve, dy të dyshuarit pasi të kryenin sulmin në Itali, do të arratiseshin drejt Afrikës, për t'iu bashkuar organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje kompjuterike dhe produkte kimike, lëndë për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët u çuan për hetime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Po planifikonte te kryente sulm terrorist në Itali, dalin pamjet e operacionit të arrestimit të shqiptarit (VIDEO)

 

Janë publikuar pamjet e operacionit të policisë italiane, teksa kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh nga Kosova, të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist në Itali. Burri dhe gruaja, dyshohet se ishin  trajnuar nga xhihadistët për të kryer sulmin përmes shpërthimit në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS).

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • paloka: 24/06/2022 15:24

    mw i var kta turqit mos i thoni kosovar e shiptar kta jan turq skan lidhje me ne ndjes italis qe duhet me i dhan buk

    Përgjigju
    • Arbëror: 25/06/2022 09:11

      Sakte e ke then vëlla ,këta janë sperm turqie,skanë lidhje me gjak arbëror. Policia Italiane ka bërë gabim,më mirë tju fuste nga një plumb.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur