‘Plas bixhozi në të katër anët‘/ Berisha del sërish blof, skedina është luajtur në Kosovë (Ja provat)

‘Plas bixhozi në të katër anët‘/ Berisha del sërish blof, skedina është luajtur në Kosovë (Ja provat)

Skedina e publikuar nga Berisha

Nuk mbarojnë akuzat e ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupit të PD-së qoftë dhe për gjërat e mira të qeverisë. Pas vendimit të qeverisë “Rama” për të bllokuar të gjitha lojërat e fatit, opozita vijon të kërkojë hapësira për ta prezantuar këtë iniciativë si të dështuar. Së fundmi ish kryeministri Sali Berisha ka sjellë një skedinë të luajtur në Kosovë të cilën e denoncon si të vendosur në Tiranë dhe të miratuar nga Ministria e Financave.

Kanë qenë ndjekësit e Berishës ata që kanë komentuar poshtë postimit të tij duke i treguar se publikimi i tij nuk ka lidhje me situatën në Tiranë. Përmes këtij postimi të rremë Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama duke i thënë se po kontrollon bixhozin në vend. Me sa duket, qytetari dixhital si ditë e dielë ka zgjedhur të argëtohet disi duke vendosur në lojë Berishën.

Postimi i Berishës

Edhe pse ish kryeministri është kujdesur të fshijë detajet e kompanisë së basteve sportive, dhjetëra qytetarë kanë mundur ta identifikojnë përmes mbishkrimeve "pozita" dhe "rubrika", të ndryshme nga ato që luheshin në Shqipëri ku shkruhej Rez., ose rezultati. Në skedinat që luhen në Kosovë shënimi ekzistues është: "Miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Lojërave të Fatit". Ndërsa në skedinat që luheshin në Shqipëri deri përpara 31 dhjetorit 2018 shkruhej: "Miratuar nga AMLF pra Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit". Tipar tjetër dallues është edhe shuma e luajtur në euro, ndërsa në Shqipëri më shumë luhej me lekë. 

Komentet e ndjekësve në postimin e Berishës

“Plas bixhozi ne te kater anet, ne krye qendron Olsarena! sb Doktor kjo eshte bilete per bastet per ndeshjet e sotme te futbollit Poshte shkruhet qe kjo eshte bilete e miratuar edhe nga Ministria e Financave. Ne dijenine time bastet vazhdojne te luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme.

Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online. Ne dijenine time bastet vazhdojne tr luhen ne pothuajse te gjitha pikat e meparshme. Nuk vihen vetem bastet e vogla me 100-200 leke te reja. Te tjerat vazhdojne normalisht vihen online”, shkruan Berisha.

Mesnata e 31 dhjetorit 2018 shënoi fundin e epokës së basteve në Shqipëri. Në të gjithë vendin janë mbyllur 4300 sallone ku ushtrohej aktiviteti i llotove sportive. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 28/01/2019 20:43

    O Sali dambllaja ishalla te merr gojen ,dhe dysheku qofte vendi kur do hash e do dhjesesh njekohesisht.Eshte urimi dhe mallkimi im .amin,

    Përgjigju
  • tironci: 27/01/2019 20:42

    o komunistet e m*tit po a ka njeri qe se di qe nr tirone akoma luhet lloto,vdisni per ket qeveri mo, me lloto eshte plot tirona kamza e domja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë