VIDEOLAJM/ Plas mes pedagogëve te takimi me Berishën: Ti s’je fare pedagoge....

Mbledhja e thirrur dje nga Berisha me pedagogët është kthyer në një teatër fyerjesh dhe ofendimesh mes njëri-tjetrit. I tillë është debati mes Ilirjana Kuçanës, anëtare e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Foltorja dhe  Mirdaim Axhamit militant i PD dhe përgjegjës departamenti në Fakultetin Ekonomik. Nga debati del qartë se si pedagogët pjesë e strukturave të PD po tentojnë që të ngrenë pedagogët dhe studentët. Kuçana u shpreh se është kërkesë egoiste që të dalësh dhe të kërkosh rritje page të pedagogëve dhe të marrësh studentë me vete duke sjellë shembullin e Fakultetit Ekonomik. 

Por kaq ka mjaftuar dhe ka reaguar kolegu i saj, i cili deklaroi se Kuçana nuk është fare pedagoge në Fakultetin Ekonomik këtë vit. 

Ilirjana Kuçana: Për mua është kërkesë egoiste të dalësh të thuash kërkoj rritjen e pagës së pedagogëve dhe të marrësh studentët me vete. Kjo nuk ndodh. Jam një pedagoge shumë afër me studentët dhe duhet të ngremë kauza dhe të ngremë frymën…. Duhet të kemi një plan konkret. 

Unë nuk mund ta pranoj se ka dekanë apo rektorë që në botën akademike sot në 2020 të pretendosh se mund të kërcënojnë. Këtu kam shefin e departamentit që ka qenë dje në protest, pra s’ka ndodhur. Ke zv. dekanin Ilir Alimehmetin. Mendoj se pjesa e kërcënimit është pjesë e justifikimit...

Mirdaim Axhami: Meqënëse znj. Kuçana mu drejtua mua, unë e njoh prej kohësh Ilirjanën. Ilirjana është pedagoge e jashtme te fakulteti jonë. Për këtë vit akademik akoma s’janë miratuar pedagogët e jashtëm. Ilirjana deri më tani nuk është përfshirë në asnjë mbledhje, as departamenti, as dekanati, as senati dhe i sugjeroj të mos marrë përsipër që të shpjegojë se çfarë ndodh në Fakultetin Ekonomik ku unë jam dhe përgjegjës departamenti dhe anëtar senati. Se kush gënje dhe kush është I sinqertë e tregon…

(Kuçana debaton pa mikrofon)

Ilirjana Kuçana: Unë nuk dua të kaloj përsa i përket situatës në fakultetin ekonomik apo në univeristetine tiranës. Unë nuk jam as për denigrim se ka plot nga ata që e meritojnë, megjithëse unë nuk po pretendoj se ata të pranojnë. Ne e dimë që drejtuesit tanë se sa të fortë apo të zotë janë që ata ti nxisin vetë stafet akademike që të dalin në protestë, s’po e pretendojmë një gjë të tillë. Situata nuk është e qartë me protestat dhe me sindikatat, rezultati gjithmonë ka qenë në pikëpyetje, ka dyshimet e veta. Nuk është se ne po pretendojmë se kjo protestë do të na sjellë ne në pushtët. Ne duhet të shkojmë në një nivel më macro për këtë, ne po e mbështesim në maksimum.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geni: 19/10/2022 17:36

    Shpresojm qe berishes ti tregojne te gjithe qe ai plak nuk ka me vend ketu

    Përgjigju
  • Joni: 19/10/2022 17:35

    Nuk ka kuptim te mbroj berisha keta vetem per interes

    Përgjigju
  • Sifi: 19/10/2022 15:33

    I vetmi veprim gjoja opozitar mbetet perfshirja e pedagogeve militant ne proteste.Kush nuk do rritje page ? Te gjithe punonjesit e administrates pa diskutim .Po pedagoget kane te drejte ? Po kane shume te drejte po me nje kusht . Si renditet ne tankimin boteror universitetet shqiptare ? Te fundit dhe kjo tregon mungese te nivlit shkencor te shumices se pedagogeve.Pse Meta dhe Berisha jane kunder vetingut ne universitete ?Se e pasojne si me vetingun ne drejtesi qe militant te korruptuar qe shfrytezuan postin u qeruan nga sistemi i drejtesise .Cdo pedagog qe ka ardh jo nga pushteti por nga ekselenca ndihet i nderuar kur del oara profesiratit per te pare nivlin e tij si dhe pasurine qe ka ne vetvete.Universitetet jane autonome dhe nuk kane te drejte ti kerkojne qeverise ne kohe krize rritje jasht llogjikes ekonomike .Jane shtresat ne nevoj te oarat qe duhen ndihmuar

    Përgjigju
  • karadakliu: 19/10/2022 14:54

    Pedagoge eshte emer i shenjet,Mos lejoni te futet "mish dhije" ne qenjen Tuaj qyteteruese intelektuale,te ligjet nuk kursehen nga asnje e lige.Madje, as per te ligen e atdheut dhe popullit te tyre.Kujdes,kerkoni Tuajen, mos lejoni "shpirtshtesit" NON GRATAT e "foltores"te futen ne mesin dhe kerkesat Tuaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja