'Plas' sherri mes repereve shqiptare: U bënë shumë nepërka...ku je ti, 'Mami'? (Foto)

'Plas' sherri mes repereve shqiptare: U bënë shumë nepërka...ku je ti, 'Mami'? (Foto)

Baby G, Tayna dhe Rina

Mesa duket sherret mes reperëve nuk ndodhin vetëm mes meshkujve, por edhe femrave. Tre repere shqiptare janë përfshirë në një zënkë publike, përsa i përket audiencës që ka secila prej tyre. Normalisht lufta për klikime dhe për të pasur sa më shumë famë është e egër. Bëhet fjalë për Baby G dhe Taynan që u bë e njohur me këngën “Columbiana”, të cilat kanë sulmuar Rinën.

Kënga e fundit e lançuar nga Rina tregon në tekst se 18-vjeçarja është ‘mami e repit’ dhe që nuk ja kalon askush. Mesa duke këto rreshta kanë nxitur dy koleget e saj të reagojnë. E para ka qenë Tayna, e cila krahas një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“E si t’mnijn mu, as ty mo nuk t’knohet, kush është mami?".

Më pas Baby G ka postuar një foto ku shihet mes fansave të saj. “Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Por unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti, Mami?"- shkruan ajo krahas fotos.

Nuk e dimë se si i ka pritur Rina këto statuse pasi nuk ka reaguar ende.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023