Prezenca e shumë yjeve në ekip janë kthyer në problem për PSG-në. 

Mbrëmjen e kaluar PSG luante kundër Lyon, takim i vlefshëm për kampionatin france, Ligue 1. 

Në minutat e fundit të takimit arbitri akordon një penallti për ekipin e pasanikëve. Fillimisht topin e merr në dorë mbrojtësi Dani Alves, ndërsa Edison Cavani përplaset me të. 

Më pas është sulmuesi që kushtoi 220 milionë euro, Neymar i cili kërkon të ekzekutojë 11-metërshin i cili gjithashtu përplaset me uruguajanin. 

Në përfundim, është Cavani ai i cili gjuan penalltinë të cilën e pret portieri i Lyon.