Platforma e bashkimit e Alibeajt, pas Bardelit dhe Mziut, pendohet edhe Zef Hila: Krijon ngërçe! Të shfuqizohet çdo vendim për përjashtimin e deputetëve të grupit parlamentar

Platforma e bashkimit e Alibeajt, pas Bardelit dhe Mziut, pendohet edhe Zef Hila: Krijon ngërçe! Të shfuqizohet çdo vendim për përjashtimin e deputetëve të grupit parlamentar

Zef Hila

Deputeti Zef Hila i është bashkuar Xhelal Mziut dhe Greta Bardeli, duke u penduar për firmën pro platformës së bashkimit të PD-së, të prezantuar nga kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Me një postim në Favebook, Hila thotë se kjo platformë krijon ngërçe që do të thellonin dhe më tej përçarjen e demokratëve. Ai i është bashkuar Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në thirrjen për të shfuqizuar çdo vendim për përjashtimin e deputetëve të grupit parlamentar.  

Po ashtu ai deklaron se mbështet edhe zgjedhjet që po zhvillon Rithemelimi për kryetarët e degëve të PD, teksa shkruan se vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e PD dhe se të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme.

"Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës. Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”,  të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve. Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

1. Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.

2. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.

3. Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve", shkruan Hila.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj propozoi një platformë me 6 piuka për zgjidhjen e krizës brenda PD. Alibeaj deklaroi se arriti që të siguronte 31 firma deputetësh që përkrahin planin, mes tyre edhe Lulzim Basha, por tashmë kësaj liste i kanë mbetur vetëm 29 emra. Ky propozim u refuzua në bllok nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit. Flamur Noka doli nga selia blu në deklaratë duke i kujtuar kreut të grupit parlamentar se nuk pranojnë bllokimin e votës së demokratëve dhe se koha e pengjeve ka marrë fund.

Emrat e deputetëve që e sipas Alibeaj mbështesin platformën për bashkim

1. AGRON GJEKMARKAJ 
2. ALFRED RUSHAJ
3. ANDIA ULLIRI
4. ARBI AGALLIU 
5. BLEDJON NALLBATI 
6. DASHNOR SULA 
7. DHURATA TYLI (ÇUPI)
8. EMILJA KOLIQI
9. ENKELEJD ALIBEAJ
10. ERALDA BANO (TASE)
11. FATJON VEIZAJ
12. FERDINANT XHAFERRAJ
13. FLAMUR HOXHA 
14. FLUTURA AÇKA 
15. GAZMENT BARDHI 
16. GRETA BARDELI
17. HELIDON BUSHATI
18. ILDA DHORI 
19. JORIDA TABAKU 
20. KASTRIOT PIROLI
21. KRESHNIK ÇOLLAKU 
22. LEFTER GËSHTENJA 
23. LINDITA METALIAJ 
24. LULZIM BASHAB
25. MERITA BAKIU
26. ORJOLA PAMPURI 
27. RAMADAN LIKAJ
28. SAIMIR KORRESHI 
29. SELADIN JAKUPLLARI
30. ZEF HILA
31. ZHENI GJERGJI
32. XHELAL MZIU

Deputetët që nuk e kanë përkrahur platformën e Alibeajt për bashkimin

1.SALI BERISHA
2.ALBANA VOKSHI
3.AGRON SHEHAJ
4.BELIND KËLLIÇI
5.BUJAR LESKAJ
6.EDMOND SPAHO
7.EDI PALOKA
8.ELDA HOTI
9.FLAMUR NOKA
10.LUAN BAÇI
11.ISUF ÇELAJ
12.TRITAN SHEHU
13.LUÇIANO BOÇI
14.OERD BYLYKBASHI
15.SORINA KOTI
16.TOMOR ALIZOTI
17.ERVIN SALIANJI
18.GRIDA DUMA
19.INA ZHUPA
20.KASËM MAHMUTAJ

6 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarsisë aktuale,  Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.  Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
6. Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • frroku: 18/04/2022 10:25

    Sigurisht qe shpellaret do ti bashkohen Sali non grates....

    Përgjigju
  • Iris: 18/04/2022 00:16

    Xhelal Mziu,Greta Bardeli,Zef Hila,tre sahanlepires,tre frikacake,tre hipokrite,tre te shitur te Berisha.Jeni gati te mos perjashtoni asnje,vetem qe te mos perjashtohet NJERI,-Sali non grata Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja