Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkimin e PD s’gjen dakordësinë e grupit: S’është gjithëpërfshirëse, të shtojmë elemente të tjera

Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkimin e PD s’gjen dakordësinë e grupit: S’është gjithëpërfshirëse, të shtojmë elemente të tjera

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Propozimet e nxjerra ditën e sotme nga Enkelejd Alibeaj, si një draft-platformë për zgjidhjen e krizës në PD, ka hasur kundërshtinë e një pjese të madhe të deputetëve të PD-së. Burime për gazetaren Report Tv, Danjela Maloku thanë se gjatë komunikimit që Enkelejd Alibeaj ka pasur pasditen e sotme me deputetët, nuk ka gjetur dakordësinë e tyre që të dalë në deklaratë dhe të lexojë emrat e deputetëve që e miratojnë platformën, pasi për shumë prej tyre nuk jep zgjidhje dhe nuk është gjithëpërfshirëse.

Deputeti Ervin Salianji mësohet se ka kërkuar që të diskutohet së pari në grup parlamentar dhe më pas të merret dakordësia një nga një e deputetëve. Ndërkohë disa deputetë kanë kërkuar që në draft të vendoset që mos të kandidojë për kryetar kushdo që ka pasur dy mandate kryetari, praktikisht Basha dhe Berisha.

“Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30. Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar”, tha Alibeaj, teksa Report Tv mëson se ka pasur kundërshtime të forta.

Kreu i grupit Enkelejd Alibeaj ditën e sotme bëri publike draftin mbi bazën e propozimeve të deputetëve, ku sërish jashtë grupit të PD-së Sali Berishën, por kthen të përjashtuarit e tjerë nga Lulzim Basha. Kujtojmë se pas nisjes së luftës së brendshme që nisi me pezullimin e Sali Berishës më 9 shtator erdhi edhe një vendim i Kryesisë që u konfirmua nga Këshilli Kombëtar i PD, që përjashtoi apo pezulloi edhe 9 të tjerë (u përjashtuan 4 deputetë, ndërsa 5 u pezulluan). Praktikisht Berisha me këtë propozim mbetet të jetë i pezulluar. Gjithashtu, sipas draftit, proceset zgjedhore në parti duhet të realizohen përmes një grupi të përbashkët. 

5 pikat e propozuar nga Enkelejd Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit. Hapi i parë Certifikimi i anëtarsisë aktuale,  Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.  Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Deputetët e përjashtuar ose pezulluar përveç Sali Berishës (i cili u pezullua që më 9 shtator)
1. Flamur Noka
2. Edmond Spaho
3. Albana Vokshi
4. Agron Shehaj
5. Belind Këlliçi
6. Edi Paloka
7. Oerd Bylykbashi
8. Tritan Shehu
9. Luan Baci

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, Boçi: Plan individual që sjellë vetëm ndasi dhe përçarje

1650033428_LucianoBoci2scaled.jpg

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është shprehur se platforma e kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj sjell vetëm ndasi dhe përçarje. Kjo sepse sipas tij, është një platformë individuale që nuk ka marrë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar.

Ai thekson se bashkimi është një proces politik që duhet të vijë përmes votës së lirë që sipas tij ka nisur dhe do të jetë gjithëpërfshirës.

“Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje.

Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës. Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës.

Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje”, tha Boçi.

Ora 12:00
'Falen' 8 deputetë, Berisha mbetet i përjashtuar! Alibeaj gati platformën e bashkimit të PD: Të zhbëhet vendimi për shkarkimet dhe pezullimet nga grupi parlamentar

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka bërë gati një platformë me 5 pika dhe 2 hapa për bashkimin e demokratëve. Në platformë thuhet se grupi i PD i bën thirrje anëtarëve të reflektojnë e të heqin dorë nga pozicionimet i përçarëse.  Megjithatë, platforma është në formë drafti aktualisht. Ndërkohë që kërkohet gjithashtu edhe ndërprerja e çdo procesi të njëanshëm të riorganizimit të partisë, të cilën e ka nisur sëfundmi Komisioni i Rithemelimit. Alibeaj propozon që grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

PLATFORMË PARIMESH PËR BASHKIMIN E DEMOKRATËVE
Aplikimi i parimeve të mëposhtme në vlerësimin ne deputetëve të Grupit e Parlamentar të PD sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit të demokratëve, që është interesi i vetëm politik dhe elektoral i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

1. Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga çdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

2. Anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, rikthehen në grup, si anëtar me të drejta të plota.

3. Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument. 4. Grupi Parlamentar ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar.

5. Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi. Zbatimi i këtij plani administrohet tërësisht në qendër nga GPPD, kurse në nivel dege dhe ne nivel grupseksioni, realizohet nga grupe pune të përbashkëta të monitoruara nga GPPD. Detyrat e secilit grup, në nivel dege apo grupseksioni, realizohen sipas këtyre hapave konsekutivë:

Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, cështja zgjidhet nga GPPD.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pèr politikën: 15/04/2022 22:58

    Mos e ke fjalën për 5 pikat në filxhan të kafesë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën