
Kryetari i Partisë Demokratike, LuLzim Basha gjatë takimit me gazetarët ka folur edhe rreth planit që opozita ka për dalë nga kriza politike. Sipas Bashës, PD dhe opozita do të krijojnë një qeveri llogaridhënëse, por sipas tij kjo qeveri nuk jep siguri kështu që duhet të largohet.
“Kërkohet luftë kundër korrupsionit dhe dënimi i personave që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Personat të cilët janë në krye të listës 184 dhe 339, Edi Rama i ka vendosur në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Opozita po harton një plan antikrizë dhe një platformë për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Kjo krizë mund të kapërcehet vetëm me vullnet politik. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci, siç nuk ofrojë në 2017 dhe as në 2019, por përkundrazi në 30 qershor, kjo qeveri tregoi se ka kontroll total mbi KQZ, policinë, prokurorinë, kontrollin e shtetit dhe shkatërroi një proces që vetë garonte dhe vetë votonte. Zgjidhja e krizës pra kërkon vullnet politik, kërkon zgjidhje politike dhe është naive të mendosh se vjen nga shkaktarët e kësaj krize. Është momenti që ai dhe PS duhet të reagojë për këtë krizën dhe t’i hapin rrugë zgjidhjes së saj. Ne po e trajtojmë këtë me përgjegjësi të plotë. Zgjidhja politike nuk kërkon vetëm ndryshime ligjore dhe administrative, por vullnet politik dhe zgjidhje politike, të cilat nuk mund të vijnë nga shkaktarët e kësaj krize. Edi Rama duhet të marrë përgjegjësinë për dështimin." ka thënë ndër të tjera kreu i PD.
Lajmi kryesor:
CDU/CSU PRO çeljes së negociatave/ Basha takim me gazetarët: Negociatat nuk hapen pa plotësuar 9 kushtet, kemi dy plane (VD)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Strategu' LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim
18 Shkurt, 19:27
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Tabaku: Shteti është pengesa më e madhe për biznesin, ne propozojmë një ekonomi të lirë dhe të drejtë
18 Shkurt, 17:52
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës, por janë shkaktarët e migracionit masiv! Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme
18 Shkurt, 16:05
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për 'primaret' në PD, regjistrohen 300 emra, nis shqyrtimi i dokumentacionit
18 Shkurt, 13:50
-
Propozimi i PD që të votojnë edhe emigrantët me ID të huaj, Kume: Kërkesa nuk është bërë në kohën e duhur, tani s’ka efekt
17 Shkurt, 18:04
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Berisha nuk kursen sulmet: Dumani, 'ushtar i partisë'! Do përballet me ligjin për krime elektorale
17 Shkurt, 12:51