Platforma online, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar!

Platforma online, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar!

Platforma online "Akademi.al" do të vijë në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të ndryshme që zhvillojnë mësim kolektiv. Kjo do të evitojë "përplasjen" e mësimeve të tyre dhe do të jetë një përshtatje në këtë situatë që ndodhet Shqipëria me koronavirusin.

Duke folur nga Lezha ku u bë dhe prezantimi i kësaj platforme, kryeministri Rama tha se kjo platformë do të ndihmojë nxënësit dhe prindërit e tyre që të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me mësuesit. Kryeministri tha se edhe pasi të përfundojë beteja me koronavirusin, kjo platformë do të vijojë të funksionojë.

"Në radhë të parë më lejoni të shpreh kënaqësinë që jemi këtu së bashku në një shkollë të rindërtuar nga bashkia e Lezhës. Një shkollë që ishte në gjendje shumë të vështirë dhe që tanimë është rindërtuar. Përpjekja për të rindërtuar shkollat ekzistuese që kanë nevojë për ndërhyrje dhe për të ndërtuar ato që u rrënuan nga tërmeti vazhdon çdo ditë. Sot jemi për të çuar përpara një nismë të qeverisë tonë në mbështetje të nxënësve që janë ende në klasat kolektive. Ato janë një problem i madh dhe i trashëguar nga e shkuara që po vjen duke u zbutur. Siç e tregon kjo nismë, çdo krizë me të cilën ne detyrojmë të përballemi është mundësi. Çdo pengesë është stimul, nxit imagjinatën tonë për të bërë një sforco më shumë për të arritur të kapërcejmë pengesat që na dalin përpara. Nisma për digjitalizimin e klasave kolektive është një nismë që kthen në mundësi një krizë të cilën ne mund ta zgjidhim duke digjitalizuar mësimin në të gjithë rrjetin e fëmijëve që bëjnë mësim në klasa kolektive. Jemi absolutisht të bindur që jo vetëm kjo është zgjidhja e duhur por dhe mundësia falë partnerëve tanë që në kohë të vështirë nxjerrin vlerat e tyre, ta bëjmë këtë shumë mirë.

Ne për hir të vërtetës e kemi zbutur por jo zgjidhur plotësisht. U ofrojmë fëmijëve të klasave kolektive, akes në mësim me mësuesit më të mirë në Shqipëri. Janë një skuadër për të realizuar këto programe dhe u vihen në ndihmë të gjithëve për të zgjidhur këtë fazë të jetës tonë përballë këtij armiku të padukshëm. Në këtë krizë, kjo që po ndodh me arsimin është e jashtëzakonshme për atë që lë prapa. Ky program nuk është se do të rreshtë së pushuari kur lufta me armikun të ketë përfunduar. Do vijojë të përmirësohet duke i dhënë mundësi nxënësve dhe mësuesve që të adaptojnë mësimin e tyre përmes mësuesve më të mirë. Duke u dhënë mundësinë dhe prindërve të aktualizojnë dijet e tyre, njohuritë e tyre dhe të kenë ndihmën e drejtëpërdrejtë të mësuesve dhe të mos shkojnë ta takojnë" - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Platforma online, Rama: Do evitojë mësimin kolektiv, problematikë e trashëguar! Prindërit mund të aktualizojnë dijet e tyre, do jenë në kontakt me mësuesit


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja