Platinette pas Krastës, kalon natën me të rinjtë e komunitetit gay

Platinette pas Krastës, kalon natën me të rinjtë e komunitetit gay
“A show” startoi të dielën me sukses, por duket se më shumë sesa formati i Adi Krastës, befasia më e madhe ishte prania e personazhit të njohur të ekranit italian Platinette. E ftuara Adi Krastës habiti të gjithë, sidomos me propozimin e saj mbi organizimin e një ngjarje të madhe për jetën e homoseksualëve në botë, Gay Pride, por në Tiranë. Sigurisht një pjesë e mirë e atyre që u ndodhën aty pranuan të heshtnin, ndërsa disa të tjerë duartrokitën. Ajo që mësohet se ndodhi më pas ishte se Platinette mënjeherë pas kësaj deklarate ka pranuar që të jetë e ftuara e nderit në qendrën LGBT Në Tiranë mes të rinjve të këtij komuniteti. Ne kemi mundur të sigurojmë edhe një foto, e cila tregon praninë e personazhit më të njohur televiziv italian në qendrën e komunitetit gay në kryeqytet, ku nuk dihet ende përse është biseduar.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja