Platini zemërohet me 'matrapazët' ukrainas

Platini zemërohet me 'matrapazët' ukrainas
LVIV - Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka shpërthyer në zemëratë sot gjatë një vizite në Ukrainë kundër ‘banditëve dhe matrapazëve’ që po ngrenë në stratosferë çmimet e dhomave të hoteleve në prag të nisjes së kampionatit europian të futbollit.
Platini ka folur nga qyteti ukrainas i Lviv, një nga qytetet ku do të luhet kampionati europian. “Është irrituese të bësh kaq shumë investime e pastaj t’u thuash njerëzve që nuk mund të vinë sepse ka ca banditë e matrapazë që duan të bëjnë para gjatë eurokampionatit”, tha Platini. “Nuk mund ta ndryshosh çmimin e dhomës nga 40 euro në 100 e pastaj në 500 euro brenda një nate, kjo punë nuk bëhet”.
Zv/kryeministri ukrainas që shoqëronte presidentin e UEFA-s premtoi se do të merren masa brenda 30 ditëve të ardhshme për të ndaluar fenomenin.
Kampionati europian i futbollit do te zhvillohet në një sërë qytetesh të Ukrainës dhe Polonisë dhe nis në datë 8 qershor.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta