Play-Off, shorti vendos përballë
skuadrat më të forta

Play-Off, shorti vendos përballë<br />skuadrat më të forta
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i ndeshjeve të play-off-it të Ligës së Kampioneve. Shorti përcaktoi çiftet që do të përballen në play-off-in e Ligës së Kampioneve në kërkim të 10 biletave të fundit që sigurojnë vitrinën më luksoze të futbollit për 2014-2015. Shorti ofron përballje të zjarrta, me sfidat e para që do të luhen në datën 18 dhe 19 Gusht dhe ato të kthimit 26 dhe 27 Gusht. Arsenali i drejtuar nga trajneri i njohur Arsen Venger dhe me një grup të mrekullueshëm lojtarësh do të ndeshet me ekipin e Beshiktash.

Turqit nuk janë të favorizuar përballë anglezëve, por do të tentojnë që të bëjnë surprizën e madhe për të kaluar në fazën e grupeve. Venger ka vlerësuar kundërshtarin duke deklaruar se vlerësimi dhe motivimi do të jetë maksimal për të shmangur cdo surprizë negative nga dy sfi dat e nxehta. Lioni ka peshkuar ekipin e Portos. Sfi da është e barabartë dhe vështirë që të përcaktohet fituesi. Të dy ekipet kanë shanse të njëjta 50 me 50 sipas specialistëve. Një tjetër sfi dë e madhe është Napoli-Atletiko Bilbao. Ndeshja do të jetë e vecantë për spanjollin që drejton Napolin, Benitez, por edhe shumë futbollistë me kombësi spanjolle që luajnë me italianët. Pas hedhjes së shortit, Benitesz tha se “Bilbao është shumë i fortë, por ne jemi gati për këtë sfidë.

Sigurisht që nga 5 kundërshtarët e mundshëm, kemi përballë më të vështirin. Bilbao ka një skuadër që luan futboll të bukur, 50 mijë tifozët e kësaj skuadre janë të papërmbajtshëm. Do të jetë një sfi dë mjaft e bukur dhe interesante. Napoli është i përgatitur për ta arritur objektivin”. Ndeshja e parë Napoli –Bilbao do të zhvillohet në “San Paolo” më 19 Gusht, ndërsa takimi i kthimit në “San Mames” më 27 Gusht. Zeniti favorizohet nga shorti, pasi do të ndeshjet me Standard Liege, kundërshtar relativisht i lehtë në eksperiencën e rusëve, që vitet e fundit kanë treguar superioritet në Ligën e Kampioneve. Edhe gjermanët e Leverkusen nuk do ta kenë shumë të vështirë përballë Kopenhagenit. Ekipi gjerman kërkon që të përsërisë paraqitjen e mirë që realizoi edicionin e kaluar.

Maribori nuk ka pasur aspak fat duke gjetur Selltikun e Gllasgout. Në ndeshjet e tjera të kësaj faze Salsburgu do luajë me Malmoan, Alborg-Apoel Nikosia, Steaua- Ludogorets. Ndërsa Bate Borisov, që skualifi koi ekipin kampion të Shqipërisë, Skënder- Slovan Bratislava. Shanset janë që Bate të vazhdojë fazën e grupeve, pasi ka treguar një paraqitje të mirë.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale