Të shtunën më 21 mars në orën 10:00 trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Syvinho, do bëjë me dije listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet play-off të Kupës së Botës 2026.

Kombëtarja kuqezi nis përgatitjet për sfidat e muajit mars me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror.

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Sylvinho do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë në Varshavë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit (finale play-off) ose humbësit (miqësore) të çiftit Ukrainë - Suedi.

Programi i Kombëtares