Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka miratuar disa ndryshime të rëndësishme në rregulloren e lojës për ndeshjet e ardhshme të Botërorit 2026, me synimin për të shmangur parregullsitë dhe humbjen e kohës që shpesh shfrytëzohen nga skuadrat në momentet vendimtare të ndeshjeve, bën me dije ESPN.
Vendimi i marrë nga FIFA synon të rrisë cilësinë dhe ritmin e lojës në turneun që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ndryshimet lidhen kryesisht me zëvendësimet, dëmtimet, rivëniet anësore dhe ndërhyrjen e teknologjisë VAR.
Zëvendësimet - Lojtarët që zëvendësohen do të kenë vetëm 10 sekonda për të dalë nga fusha. Nëse vonohen, lojtari që hyn do të duhet të presë 1 minutë para se të futet në lojë.
Rivëniet anësore - Topi duhet të hidhet në lojë brenda 5 sekondave. Nëse kjo nuk ndodh, rivënia do t’i kalojë skuadrës kundërshtare.
Trajtimi mjekësor - Futbollistët që marrin ndihmë mjekësore duhet të dalin jashtë fushës dhe të presin 1 minutë para se të rikthehen në lojë.
Ndërhyrja e VAR - Sistemi Video Assistant Referee do të ketë kompetencë të ndërhyjë edhe në rastet e kartonit të dytë të verdhë dhe në situatat e goditjeve nga këndi, nëse konstatohet një gabim i qartë i arbitrave.
Këto rregulla synojnë të penalizojnë humbjen e qëllimshme të kohës, një taktikë që shpesh përdoret nga skuadrat kur kalojnë në avantazh për të ulur ritmin e ndeshjes dhe për të tensionuar kundërshtarin.
Me ndërhyrjen më të madhe të VAR-it dhe kufizimet e reja për vonesat në lojë, FIFA synon që ndeshjet e Kupës së Botës 2026 të kenë më shumë kohë efektive loje dhe vendime më të sakta nga arbitrat, sidomos në momentet vendimtare të përballjeve.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15%
-
Jo
76.3%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 1412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tragjike në Peru, tifozët shtypin njëri-tjetrin në stadium! Një i vdekur dhe 47 të plagosur
4 Prill, 11:14
-
VIDEO/ Tifozët e Irakut sulmohen në Dallas para Kupës së Botës 2026: Mos ejani në SHBA
3 Prill, 15:26
-
Zyrtare/ Trajneri Gennaro Gattuso jep dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares italiane të futbollit: Zemërthyer, ishte një nder
3 Prill, 13:45
-
Humbja në play-off-in e Kupës së Botës, Rumania shkarkon trajnerin legjendar Mircea Lucescu! 80-vjeçari pëson atak në zemër
3 Prill, 09:05
-
Revolucion në futbollin italian, pas Gravinës dorëhiqet edhe Gigi Buffon: Kemi dështuar
3 Prill, 08:47
-
Kreshnik Spahiu: Pse tifozëria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
2 Prill, 10:26
-
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria humbet terren, Kosova rritje historike! Franca merr kreun
2 Prill, 08:57
-
'Tërmeti' i Kupës së Botës sjell pasoja në Itali, dorëhiqet Gabriele Gravina, pse Duka jo? Zgjedhjet e reja për kreun e Federatës së Futbollit Italian mbahen më 22 qershor
2 Prill, 08:39
-
Pasi mbeti jashtë Botërorit, Italia shënjestron kreun e federatës së futbollit! Në Shqipëri, Armando Dukës nuk i preket asnjë qime, për çfarëdo disfate
1 Prill, 19:53
-
'Kush s'kërcen është mysliman', thirrje skandaloze nga tifozët e Spanjës në miqësoren kundër Egjiptit! Preket Yamal, policia nis hetimet
1 Prill, 14:59
-
Italia jashtë Kupës së Botës, përtej Adriatikut 'masakrojnë' ekipin! 'Apokalipsi i tretë' dhe 'Zakon mediokriteti'
1 Prill, 14:10
-
VIDEO/ Juventusi bashkon Edon Zhegrovën me Kenan Yildiz, turku ngushëllon shokun e skuadrës në 'Fadil Vokrri'
1 Prill, 13:23