Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli kampionatin e rregullt, ndërsa tani në lojë janë dy biletat e fazës play-out që të japin të drejtën për të luajtur edicionin e ri në këtë ligë.
FSHF ka përcaktuar datat, oraret dhe stadiumet se ku do të luhen ndeshjet e fazës play-out në kampionatin e Kategorisë së Parë. Kukësi do të përballet me Bylisin B në stadiumin e Vorës ndërsa af Luftëtari do të luajë ndaj Sopotit në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Të dyja ndeshjet do të luhen më 9 maj në orën 16:00.
Ekipet fituese do të luajnë në Kategorinë e Parë edicionin e ardhshëm futbollistik, ndërsa skuadrat humbëse do të luajnë në Kategorinë e Dytë.
Shënim: Nëse Bylis B fiton kundër Kukësit dhe ekipi i Bylisit rrëzohet nga Superliga në të Parën, Bylis B nuk mundet të luajë dot në këtë kategori.

Ndeshjet play-out
Komente











