Plazh dhe pickime! Rriten rastet e urgjencave në Vlorë, mjekët: Jo metodave popullore

Temperaturat e larta, helmimet nga ushqimet, si dhe pickimet nga insektet e zvarranikët kanë çuar javën e fundit në shtim të numrit të urgjencave në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas mjekëve rritja e numrit të urgjencave ka ardhur dhe si pasojë e turistëve të shumtë, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Vlorë.

“Të paktën javën që shkoi ka filluar të jetë një numër më i lartë i vizitave me simptoma të diaresë, të vjellave, dhimbje të barkut. Por nuk kanë munguar edhe rastet e pickimeve, sidomos nga peshqit”, shprehet mjekja Rajmonda Zota.

“Kemi pasur  fluks të 7-10 vizitave ditore, është e ulët po presim rritje të rasteve në vazhdim me arritjen e pikut të sezonit”, thotë mjeku Elio Llambraj.

Mjekët bëjnë thirrje qytetarëve, kryesisht për pickimet nga peshqit, apo zvarranikët të eliminojnë metodat popullore, por të paraqiten në spital për të marrë mjekim të specializuar.

“Pjesën e trupit që e pickon peshku, e fusin në ujë të ftohtë, kjo është gabim. Duhet të futet 30 minuta në ujë të vakët edhe duhet të marrë mjekim nga Qendrat Shëndetësore. Edhe për pickimet nga zvarranikët apo merimanga e zezë, përpos shërbimit në Qendra Shëndetësore, duhet të paraqiten në spital pacientët”, thotë mjekja.

Sipas bluzave të bardha me ardhjen e pikut verore, priten që shifrat e urgjencave të jenë edhe më të larta, ndaj bëjnë apel qytetarëve që të shmangin sa më shumë orët e nxehta të ditës, si dhe të tregojnë kujdes me ushqimet, kryesisht ato të ambalazhuara.

 

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Orban: Hungaria nuk mbështet as Ukrainën dhe as Rusinë në konflikt

Orban: Hungaria nuk mbështet as Ukrainën dhe as Rusinë në konflikt