'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

Nënkryetari i bashkisë së Lezhës Elson Frroku u prononcua në Studio Live lidhur me debatin e javëve të fundit nëse plazhet shqiptare janë plot apo bosh.

'Në vazhdën e lajmave të portaleve nuk do marrim vesh të vërtetën. Por një kompleksitet dhe në vijim të një sezoni turistik. Duhet të pyesin ata që kanë prenotu apo të bëni provë nëse ka vende në Lezhë apo Tale apo Shëngjin apo Rana e hedhun. Do sfidoja këdo.

Ka një dyndje të zakonshme, duke marrë në konsideratë edhe parapërgatitje tona që kanë qenë mësim i viteve të mëparshme. Nisim sezonin me masë parapërgatitore. Vitin e kaluar kemi 1.3 milion vizitorë. Nëse i qëndrojmë të njëjtin muaj këtë vit, janë në të njëjtat vlera plus', tha Frroku për Arbër Hitajn.

Më tej Frroku pasqyron një sërë masash që ka ndërmarrë bashkia Lezhë që nga pastrimi e deri tek lehtësimi i trafikut.

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitetet e tyre absolute. Një nga problematikat më të mëdha ka qenë trafiku. Është mundësuar rruga dalëse e Shëngjinit, kjo është një nga masat për çlirimin e trafikut. Një element tjetër, në vazhdën e pastërtisë si kampion të Shqipërisë jemi futur në masa paraprake duke vendosur orare të qarta vende të qarta, për qytetarët dhe bizneset për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Jemi në kompeticion nga BE për të referuar konceptin e flamurit blu të plazheve, infrastrukturë re mbetjeve të integruar, pastërti uji. Sinjalistikë dhe shfrytëzim i hapësirës publike. Kjo është falë masave që kemi ndërmarrë.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare