Të gjitha subjektet private që shfrytëzojnë vijën bregdetare e kanë të detyrueshme në kontratë për të garantuar sigurinë e pushuesve duke vendosur kulla vrojtimi dhe të kenë roje plazhi.
Por vihet re se asnjë prej subjekteve që ka marrë të drjetën e shfrytëzimit nuk e respekton kontratën.
Përballë kësaj shkelje edhe pushteti vendor nuk reagon, duke lejuar që të rriten gjasat për ngjarje tragjike si ditën e djeshme në Vlorë ku 4 pushues humbën jetën.
Ky fenomen shqetësues është prezent edhe në plazhin e Shëngjinit, ku 80 për qind e vijës bregdetare menaxhohet nga privati. Madje për këtë problem është në dijeni edhe Bashkia e Lezhës, e cila vetëm pas këtyre ngjarjeve ka ngritur një grup kontrolli për të marrë menjëherë masat dhe pajisjen e plazheve me roje bregdetare.
Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj thotë se në kontratën e firmosur janë të percaktuara detyrimet e privatëve, por kjo nuk është respektuar.
Që nga nisja e sezonit turistik e deri më tani në bregdetin e Shëngjinit janë shënuar dy vktima si pasojë e mbytjes në det, ndaj dhe vendosja e kullave të vrojtimit është mjaft e demosdoshme, kjo duke iu referuar dhe faktit se numri i pushuesve është gjithnjë në rritje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO