Plazhet publike, operatorët turistikë të Durrësit pro nismës së Qeverisë! Xhepa dhe Luku: Presim të njihemi zyrtarisht me draftin e reformës në turizëm

Vitin e ardhshëm hapësirat publike në plazhe do të zgjerohen minimumi 300 m në një kilometër plazh. Propozimi i Kryeministrit Edi Rama është pritur pozitivisht nga operatorët turistikë, sidomos nga pronarët dhe menaxherët e hoteleve të vijës së parë në Durrës.

Në intervistë për Report TV, Artan Luku Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës tha se “kjo nismë është e rëndësishme për zhvillimin e turizmit ujor dhe do të zgjidhte një herë e mirë problematikat e pushuesve vendas. Për këtë qëllim duhet të organizohet një takim me operatorët turistikë për të bërë dhe ne propozimet tona në mënyrë që të gjenden zgjidhje sa më positive”.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës shton se reforma në turizëm ka nevoje për diskutim, në mënyrë që të mos përjashtojë asnjë operator.

“Nuk jam njohur ende zyrtarisht me draftin e qeverisë, por  personalisht jam i mendimit që me shezlone e çadra të trajtohen edhe hotelet e nivelit të dytë”, tha ai.

Ndërsa Eduart Xhepa, Kryetari i Shoqatës së Operatorëve të Hoteleri Turizmit në Durrës duke folur për Report TV thekson se Bashkia duhet të mirëmbajë plazhet publike si dhe të shtojë qendrat e informimit për turistët.

“Një vendim i tillë për rritjen në mënyrë të ndjeshme të hapësirave publike kërkon një angazhim serioz të pushtetit vendor për të ushtruar kontroll mbi këto territore si për pastrimin apo shërbimin me shezlone e çadra për ata pushues që do të kërkojnë këte shërbim”, tha ai.

Më tej Xhepa shton se “numri i turistëve të rërës pra që bëjnë plazh krahasuar me ata që vizitojnë qytetin dhe njihen me historinë është 50 % me 50 %, ndaj duhen shtuar qendrat e informacionit për turistët që vijnë të paorganizuar. Po kështu duhet përmirësur transporti publik”.

Vija bregdetare e Durrësit është 44 kilometra, që nis nga Kepi i Rodonit e deri tek Përroi i Agait në Golem.

 

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat