Sërish mungesë të rojave në plazh, por edhe akoma askush nuk po merr masa për të ndryshuar diçka.
Këtë herë kamera e Report Tv ka qenë në plazhin e Akernisë në Vlorë, por edhe në këtë plazh nuk plotësohet asnjë lloj kriteri që kërkohet ne VKM nr 369 dt 18.05.2016 i cili përcakton saktësisht kriteret për sigurin dhe veprimtarin e plazheve.
Edhe pse është një VKM ku shprehet qartë se kush është përgjegjës për këtë siguri, deri tani askush nuk po merr masa për t'i vendosur këto roje sigurie.
Edhe një tjetër plazh po në bashkinë Vlorë është tërësisht jashtë kritereve të vendosura nga shteti, bëhet fjalë për plazhin e “Akernise” i cili ndodhet rreth 20 km larg qytetit.
Dikur ky plazh ka qënë në adiministrimin e Komunes Novosele.
Kreu i njësisë administrative Novosele, Kanan Shakaj shprehet se ka pasur vonesa në pastrimin e plazhit. Ndër të tjera, Shakaj thotë se edhe në këtë plazh bashkia e Vlorës nuk ka përcaktuar shpëtimtar në plazh.
“ Këtu ka rreth 1 muaj që ka nisur plazhi mund të jenë 5000-7000 pushues. Për Roja bregdetare nuk është se kemi bërë kërkesë. Sa i përket rendit ka nisur prej një muaj edhe policia të jetë e pranishme e cila patrullon" shprehet Shakaj.
Ndërkohë një prej pushuesve u shpreh se ky është një plazh shume i mirë për ujin dhe reren, por mungesa e rojeve bregdetare është vënë re.
"Vija bregdetare është shumë e bukur por duhet mbajtur pastër.Duhet patjetër të ketë roje bregdetare. Roja bregdetare është i domosdoshëm, këtu kam parë plot fëmijë" shprehet pushuesi.
Plazhi i Akernise ndodhet jo më shumë se 20 km larg qytetit të Vlorës, ndërkohë që shumë pushues në këtë plazh vijnë edhe nga qytetet e tjera pasi është shumë afër me autostradën.
[gallery]23142[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO