Ky vend i ëndrrave është krijuar pikërisht nga shpërthimi i një bombe. Plazhi i fshehtë ndodhet në arkipelagun e Ishujve Marieta, disa kilometra larg brigjeve të Nayarit në Meksikë.
Këta ishuj janë formuar mijëra vjet më parë si rezultat i një shpërthimi vullkanik. Në vitet e para të shekullit xx këta ishuj janë përdorur nga qeveria meksikane për qëllime ushtarake. Dhe ka qenë ky momenti kur një bombë ka krijuar plazhin mahnitës.