Bregdeti i jugut në vendin tonë është i mbushur me plazhe të pa fundë e shumë të bukur.
Një ndër ta është edhe plazhi i Livadhit.
Livadhi është një lagje e Himarës e cila ndodhet në veri të Spilesë dhe poshtë Kalasë se Himarës.
Livadhi është i njohur për plazhin e tij të famshëm me ujra të kaltërta dhe shkëmbinjë të larte. Plazhi i Livadhit ka një shtrirje rreth 1.2 kilometra dhe gjerësi 100 metra, me rërë të të pastër dhe të mineralizuar.

Vitet e fundit është kthyer në një pikë turistike ku janë ndërtuar shumë banesa dhe mjedise turistike. Plazhi i Livadhit është i ndarë në dy pjesë. Nga ana veriore është plazhi Gonia, i famshëm edhe për dy gurët prej mermeri që ndodhen mbi plazh si dhe Plazhin Apelistra në pjesën jugore gjithashtu i famshëm për shkëmbin me të njëjtin emër.
Në anën veriore gjendet një varg shkëmbinjësh që përdoren për argëtim të plazhistave lokal,të cilët i kanë vënë dhe një emër, Janulla.
Vendi është i përshtatshëm për tu larë në thellësi dhe për hedhje nga shkëmbinjtë. Në Livadh ka një larmishmëri lokalesh, restorantesh, hotele dhe kafé- bare për argëtim. [livadh4]
Për të arritur në plashin e Livadhit, mund të përdoret rruga prej asfalti ose rrugicat e vjetra për të lagjes.
Gjate rrugës për në Livadh, pushuesi mund të vëzhgojë kanionin e Vishës, burimet e ndërtuara të Ujit dhe disa kisha mesjetare ortodokse.

Gjithashtu në veri të Livadhit ndodhet edhe një plazh i vogël i fshehtë që e thërrasin plazhi Fusa.
Ky plazh, nuk vëzhgohet nga asnjë pik tjetër, përveç nga afër ose nga deti me një mjet lundruse. Më tepër ky është një plazh aventurierësh të detit.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com