Pushuesit ankohen se mungon pastërtia. Nëse kërkon hapësira të bollshme publike dhe distancim social, plazhi i Talës në Lezhë është zgjedhja e duhur.
Kjo zonë turistike është shumë pak e shfrytëzuar dhe e pacenuar nga ndërtimet. Më shumë se 12 km vijë bregdetare është në shërbim të pushuesve të cilët janë kryesisht ditor. Ata udhëtojnë nga Lezha, Kurbini apo Mirdita për të kaluar disa orë pranë bregdetit, pavarësisht se për shkak të pandemisë këtë vit numri i tyre është shumë i ulet.
“Është plazh shumë i mirë, i qetë, ajri i pastër. Njerëz nuk ka shumë. E rëndësishme është se ka plazh publik që nuk ka qenë vitet e tjera. Krahasim me vitet e tjera ka shumë pak njerëz. Ndikon edhe pandemia”, tha një pushues.
“Plazh ditor. Ne kemi vërejtje për ne publikun që nuk e mbajmë pastër. Bashkia duhet të vendose kosha. Tej përtej nuk ka kosh. Më pak njerëz. Sëmundja e ka bërë”, u shpreh një tjetër.
Pushuesit shprehen se këtë vit ka më shumë hapësirë për plazh publik, por mungon pastërtia.
“Pastërtia nuk është mirë. Vit për vit vijmë këtu, na shijon vendi. Ka më pak njerëz. Edhe ditë të diel bosh. Vjet nuk gjeje vend. Sivjet ka rënë. Ne na pëlqen rëra në Tale. Vij çdo vit”, thanë të tjerë pushues.
Nga viti në vit bregdeti i Talës po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u kthyer një nga destinacionet e pëlqyera nga pushues vendas e të huaj.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
32.4%
Vota total: 1745
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/Fundjava me trafik, pushuesit drejt bregdetit të Lezhës! Shqiptaret e Kosovës besnikët e plazhit edhe në shtator
2 Shtator 2023, 14:06
-
Moti i keq në Lezhë, 60-vjeçari rrezikoi të mbytej në plazhin e Tales! Niset drejt spitalit në gjendje të rëndë
7 Gusht 2023, 11:40
-
Plazhi i Talës në Lezhë gjithnjë e më i vizituar nga turistë! Pushuesit vlerësojnë rërën kurative, pastërtinë e çmimet
12 Korrik 2023, 14:41
-
Rrezikoi të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë, pushuesit shpëtojnë 18 vjeçarin! I riu transportohet në spital
9 Qershor 2023, 18:24
-
Report Tv vëzhgim në Lin, ujëra të zeza në rrugët e fshatit! Bashkia e Pogradecit s’zbaton rekomandimet e UNESCO-s, banorët: S’ka kanalizime
24 Maj 2023, 19:50
-
2 pushuese të huaja në Ksamil u zhdukën pasi morën një pedalion me qira, gjenden pas disa orësh
4 Maj 2022, 20:41
-
'Liqeni i ftohtë' boshatis plazhin e Velipojës, nuk ka pushues, pronarët e hoteleve mbyllin shezlongët (VIDEOLAJM)
18 Korrik 2021, 11:32
-
Humbi jetën në det, pushuesit protestë në Velipojë: Ambulanca erdhi me vonesë, mungojnë rojet
13 Qershor 2021, 14:43
-
Fund gushti dhe ende fluks pushuesish nga Kosova për në bregdetin shqiptar, radhë të gjata në Morinë (VIDEO)
29 Gusht 2020, 08:33
-
Fundjava risjell radhë të gjata në Morinë, pushuesit kosovarë nisen drejt bregdetit shqiptar
31 Korrik 2020, 10:16
-
1 milionë pushues erdhën nga Morina në korrik, bregdeti shqiptar nuk 'tradhtohet' nga qytetarët e Kosovës
25 Korrik 2020, 12:08
-
Numër rekord pushuesish nga Kosova në Morinë: Kemi marrë masat për COVID-in, vijmë të heqim stresin
18 Korrik 2020, 08:21
Per pastertine jane vete njersit fajtor qe i hedhin plehrat gjithandej ,kane te drejte te huajt qe thone aty ka shume plehra,ne fillim duhet te ndryshoje mentaliteti shqiptar qe cdo njeri te kujdeset vete per pastertine.
PërgjigjuMungojne trute thoni,,jo pastertia...
PërgjigjuVallaj i ke Ra pikes