Edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë, fundjava e parë e muajit shtator nisi me trafik të rënduar dhe fluks të automjeteve që përshkojnë rrugët kryesore të Lezhës.
Besnik të bregdetit, një numër i lartë qytetarësh kryesisht shqiptarë të Kosovës i janë drejtuar bregdetit të Shëngjinit dhe Tales këtë fundjavë shtatori.
Fluksi i lartë i automjeteve është shoqëruar me radhë kilometrike sidomos në segmentin kryesorë Milot-Lezhë ndërsa për të lehtësuar sadopak lëvizjen një numër i lartë efektivësh policie janë vendosur në kryqëzimet problematike duke orientuar drejtuesit të përdorin rrugët dytësore. Pritshmëritë për këtë vit për sezonit turistik, janë që ai të zgjasë përtej 3 muajve të verës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)