VLORË - “Janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, për të shmangur incidentet që mund të ndodhin”. Këtë ka pohuar shefi i policisë së Vlorës, Artan Cuku në një dalje përpara mediave sot paradite.

Sipas tij, në Vlorë do të ketë patrulla, të cilat do të lëvizin përgjatë gjithë vijës bregdetare, gjatë gjithë kohës, për të siguruar qetësinë e turistëve. Por e veçanta është se, këtë vit, duke marrë shembullin e policive moderne nëpër botë, policia e Vlorës do të eksperimentojë për herë të parë sidomos patrulla me çifte policësh femër-mashkull.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)