Plehrat e Piskovës derdhen në Vjosë, banorët: Nuk kemi kontejner, mbetjet urbane hidhen në lumë

Pirgje me mbeturina derdhen në shtratin e Vjosës, duke shënuar rekord ndotje. Pika më kritike është shënuar në Piskovës në Përmet. Në mungesë të kontejnerëve banorët i shkarkojnë mbeturinat urbane në këtë rrëpirë, të cilat më pas përfundojnë të gjitha në lumin e cilësuar si "perla e egër e Europës".

Ndotja masive e Vjosës duket se nuk ka shqetësuar kryebashkiaken e Përmet, Alma Hoxha, duke injoruar dhe planin kombëtar të qeverisë për pastrimin e territorit.

"Plehrat janë hedhur këtu se s'ka kosha që ti hedhin siç duhet. T'i vënë koshat këtu se kanë qenë 1 km larg qendrës së banuar. Nuk është vetëm ky vend ka shumë të tilla që hedhen kështu dhe përfundojnë në Vjosë, Kryetarja e Bashkisë nuk ka marrë masa për pastrimin e tyre dhe për vendosjen e koshave. Ka dhënë urdhër Rama por kryetarja e Bashkisë nuk e ka zbatuar".- thanë banorët.

Por banorët e Piskovës pranojnë se janë bashkëfajtorë, pasi disa kontejnerë që kohë më parë ishin vendosur në dalje të fshatit, tashmë janë shkatërruar.

"Këtu s'ka vend për kazanë se e kemi në derë të shtëpisë. Të vihen koshat se ne i kemi atje tej. Këto plehra 80 për qind është faji jonë dhe 20 për qind i bashkisë. Këto plehra kanë 30 vjet, se në kohën e Enverit nuk kishte. Koshat u vendosën aty tej por i hoqën njerëzit".- u shprehën ato.

Lumi Vjosë zë vend të rëndësishëm në jetën e përditshme të banorëve që jetojnë përgjatë brigjeve të tij për prodhimet bujqësore,  por keqmenaxhimi i mbetjeve bën që të dëmtohet ekosistemi dhe shumëllojshmëria e peshqve.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • doni: 26/03/2022 10:07

    Pika e forte e turizmit shqiptar eshte natyra. Me keto pamje, demtohet pikerisht imazhi i natyres se virgjer dhe te paster qe ka vendi... dhe promocioni i turizmit humbet vleren ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë