Plehrat mbulojnë Shkodrën! Angoni 24 orë afat kryebashkiakut Spahia! PD e Alibeajt: Qyteti, peng i interesave! Bashkia e ‘Rithemelimit’: Po marrim masa

Në pikun e sezonit turistik Shkodra i ngjan një qyteti me imazh katastrofë. Prej 48 orësh pirgjet e mbeturinave vetëm shtohen Siç shikoni edhe në pamje, koshat e plehrave janë tejmbushur dhe tonelata mbetjesh gjenden në rrugë e trotuare. Me të tillë pamje u zgjuan shkodranët e disa lagjeve për dy ditë më radhë. Por me kritike paraqitet tek tregu i shumicës

Prefektja e Shkodres Majlinda Angoni ka folur për gazetarët lokalë, duke e cilësuar mos largimin e plehrave të pazakontë dhe të paprecedentë. Ajo tha se Bashkisë i është lënë 24 orë afat për zgjidhje

“Institucioni i Prefektit është i gatshëm që të ofrojë ccdo ndihmë të mundshme për ta hequr këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.

Një zyrtar vendor e ka njoftuar se Shkodra është mbushur me plehra për shkak se ka përfunduar kontrata me firmën e pastrimit.

“Në këtë periudhë afatesh kohore për mbylljen e procedurave, e cila ka pasur vështirësi për të njohur terrenin në këtë periudhë, siç na thotë bashkia”, tha Prefektja. 

Ndërsa në një reagim të mëpasshme vetë Bashkia ka bërë me dije se po e ndjek situatën e krijuar në këto 48 orë me shërbimin e pastrimi.

“Ju informojmë se tashmë çështja e pastrimit është vendosur në rrugën e zgjidhjes. Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete që po bëjnë largimin e mbetjeve në të gjitha lagjet e bashkisë Shkodër. Është një zgjidhje alternative deri në lidhjen e kontratës së re të pastrimit, pasi firma që deri me sot e ka ofruar këtë shërbim e ka ndërprere atë. Bashkia Shkodër do të synojë që me kontratën e re, procedurat e të cilës kanë nisur tashmë, të rrisë cilësinë e ofrimit të shërbimit dhe të shmang përsëritjen e të tilla situatave aspak të pëlqyeshme dhe aq më shumë në një moment kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik”

 

Nga ana tjetër PD e Alibeajt i kërkon bashkisë së Shkodrës të drejtuar nga Bardh Spahia të veprojë për situatën e krijuar nga mbeturinat.

“Kjo panoramë e shëmtuar nga papërgjegjshmëria e disave nuk mund të jetë barrë për Shkodrën. Një qytet nuk mund të mbahet peng i interesave të ngushta klienteliste dhe ekonomike.”, thotë në një reagim kreu i PD së Alibeajt në Shkodër, Xhevdet Amuli.

Nuk dihet se cila do të jetë zgjidhja emergjente, por për atë afatgjatë, bashkia sic edhe thonë zyrtarët, do të bëhet përmes një kontrate të re për menaxhimin e mbetjeve urbane. Deri atëherë, ata që e duan Shkodrën, ti kursejnë vetes trishtimin duke mos shkuar atje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Plehrat në Shkodër, Drejtuesja e PS-së në qytet akuzon Bashkinë: Jemi në rrezik epidemie

 

Bashkë-drejtuesja politike e PS-së në Shkodër, Mirela Dodaj, akuzoi Bashkinë Shkodër për përkeqësim të situatës së pastrimit në qytet. Në një deklaratë për mediat, Dodaj tha se edhe pse Bashkia premtoi se do të jepej një zgjidhje, qyteti nuk është pastruar.

“Edhe pse u tha se brenda 24 orësh situata e pastrimit në qytetin e Shkodrës do të merrte një zgjidhje, të gjithë jemi dëshmitar të një dështimi të këtij shërbimi nga Bashkia e Shkodrës.  Si drejtuese e PS Shkodër, por në radhë të parë si banore e Shkodrës, i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Shkodër, si institucioni përgjegjës për këtë situatë që të braktisë pushimet dhe të kthehet aty ku i takon në krye të punëve të qytetit të Shkodrës.  Është e papranueshme një situatë e tillë, një kontratë e harruar me qëllim, duke i ofruar Shkodrës një situatë e cila kishte vite që nuk ndodhte. Kush mban përgjegjësi për një situatë të tillë të papranueshme ?! Në temperatura 40 gradë Celsius, në kulmin e sezonit turistik të gjithë në bashki harruan kontratën e pastrimit që është A-ja e shërbimit ndaj qytetarëve ?!”, u shpreh Dodaj.

Dodaj tha se situata është aq e rënduar, sa për shkak të mbeturinave të shpërndara kudo nëpër qytet, ekziston rreziku i ndonjë “epidemie”.

“Përballë këtyre kushteve, dhe në një situatë që mund të vazhdojë gjatë për shkak të keqmenaxhimit dhe paaftësisë së administratës së Bashkisë Shkodër për të zgjidhur situatën e krijuar, i duhet angazhimi i të gjithë institucioneve përgjegjëse për të shpëtuar shkodranët nga ky keqmenaxhimin i cili rrezikon prag epidemie, me mbeturina që i sheh në çdo rrugë të Shkodrës. Jemi përballë një alarmi mjedisore, duhet të reagojmë sot, nesër është shumë vonë, për shkodranët dhe familjet e tyre”, tha ajo.

K.T./D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/08/2022 00:49

    /PIKU/,nuk punohet me mendesi otomane,sepse te kerkosh t'i lihet kohe 7 dite,e jo 24 ore eshte pikerisht e tille.Bashkia e dinte qe kontrates do t'i vinte fundi nje dite,perse priti te mbaronte kontrata,kur mund t'i dilte punes perpara dhe te lidhte kontrate te re?!Duhet t'i kishte filluar keto pune para nje ose dy muajsh dhe 7 ditet qe sugjeroni ju,qe duhet te ishin 7 dite perpara,ishin mjaftueshem per te perfunduar anen burokratike te ceshtjes,pra shkresurinat,firmat e vulat tek noteri e avokati dhe sot cdo gje do te ishte gati,ne funksion,nuk do te kishte nderprerje te sherbimit,as grumbullim plerash,as kjo katastrofe mjedisore e shendetsore e rrezikshme dhe e turpshme.

    Përgjigju
  • Ura e thive: 18/08/2022 00:38

    Ma mir me plehna e fukara Sesa pa plehna e maskara.

    Përgjigju
  • glon: 17/08/2022 17:55

    Ne fakt shkodranet "jane shume" te paster.....

    Përgjigju
    • Kone: 17/08/2022 18:40

      Pervec Korces, nuk behen pergjithesime. Apo ke bo ndonje ankete ti? Ironik gjoja ti

  • Jik: 17/08/2022 17:53

    Ky me 6 muaj beri me shume se Voltana per 6 vjet. Pastroi Pjacen nga ngrehinat dhe sistemoi qendren e Vwlipojes.

    Përgjigju
  • LORA: 17/08/2022 17:51

    Shkodranet kane tri dekada qe kane rene ne sevda me hajdutet ,genjeshtaret,vrasesit,antishqiptaret e perbetuar,,, dhe do t'a vuajne ,aq sa tu vijne mente,kete dashuri allasoj.Se ku eshte qytetaria e tyre,une nuk mundem t'a shoh.

    Përgjigju
  • Piku: 17/08/2022 16:42

    Une s'e di situaten, por robi i le tjetrit 7 dite kohe (meqe pastrimi perfshin shume pale) per te treguar qe je vertet e interesuar per zgjidhjen e problemit, jo 24 ore sikur kryebashkiaku ka shkopin magjik (plus qe ai vete eshte i pari i interesuar se humb vota ne kete situate). Vetem dergimi dhe pergjigjja ndaj nje shkrese ha nja 4-5 dite.

    Përgjigju
  • Energjia: 17/08/2022 16:36

    Digjini në incenerator dhe beni energji pra !

    Përgjigju
  • Askushi: 17/08/2022 15:59

    KY T*API SIKUR THA DO BOJ PER SHKODREN APO SI GJITHMON GENJESHTRAT E PD SE SALES PO VJEDH SE SI VIN ME MANDATI NE DOR .KESHTU ESHT KUR VOTON PER LEGENIN E SALES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje