Kompanitë e mëdha, me një xhiro vjetore të deklaruar prej më shumë se 100 milionë lekësh, mund të përfitojnë nga lehtësimi prej taksave, në rast se sponsorizojnë ekipe sportive.
Sipas një projektligji të depozituar në Kuvend, “Për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milionë lekë, shumat e sponsorizuara për veprimtaritë e ekipeve sportive, pjesë të federatave sportive të njohura, për efekt të përllogaritjes së tatimit mbi fitimin e periudhës tatimore, janë të zbritshme sa trefishi i vlerës së shumës së sponsorizuar”.
Në këtë mënyrë, në rast se një subjekt financon me 10 milionë lekë një ekip sportiv, ai do të shmangë nga taksat 3-fishin e kësaj shifre. Pra, nuk do të paguajë tatimin prej 15 përqindësh për 30 milionë lekë.
Ky është një përjashtim i ri fiskal në favor të sporteve, por që njëkohësisht mund të konsiderohet si selektiv, duke qenë se lejon një gjë të tillë vetëm për kompanitë e mëdha.
Përjashtimi nga taksat ekziston në ligjin shqiptar edhe për veprimtari të tjera, si kultura, apo organizata të ndryshme, por mbulon vetëm sasinë e financuar nga subjektet në masën 100 për qind.
Ndërkohë, për sportin duket se bëhet një favorizim i dukshëm, duke qenë se shifra trefishohet.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2244
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet
7 Janar, 20:02
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Opozita në Malin e Zi si ajo në Shqipëri, deputetët hedhin tymuese në komision pas debatit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
18 Dhjetor 2024, 12:48
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Mbyllet seanca maratonë në Parlament, 2 deputetët e PDIU ‘shpëtojnë’ mazhorancën! Votohen projektligjet, mungojnë shumë ministra
12 Dhjetor 2024, 21:06
-
Shmangia e konsultimeve formale dhe referendumet lokale për një qeverisje të hapur, të tjera gjetje dhe rekomandime të ekspertëve te ‘Antikorrupsioni’
7 Dhjetor 2024, 08:49
-
Sherrnajet parlamentare, harxhim kohe dhe energjie opozitare
6 Dhjetor 2024, 15:39
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor 2024, 09:49
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
3 Dhjetor 2024, 11:00