Ekipi basketbollit Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj belgëve të Belfius Mons.
Kryeqytetasit u mundën me një diferencë prej 9 pikësh , me rezultatin 76:67.
Me këtë humbje Prishtina i mohoi vetes mundësinë për kualifkim që në këtë ndeshje për në fazën tjetër të Europë Cup, tashmë janë të detyruar të marrin fitore në ndeshjen e fundit përndryshe nuk do të mund të kalojnë në fazën tjetër.
Gjithsesi, kjo ndeshje përveç sportit u karakterizua edhe nga koreografia e ultrasve të ekipit, “Plisat”, të cilët njihen për qendrimet e tyre nacionaliste në mbështetje të Shqipërisë së madhe.

Si zakonisht para ndeshjes tifogrupi ka kënduar himnin kombëtar të Shqipërisë dhe pastaj kanë hapur një koreografi në mbështetje të “grupit të zjarrit” në Kumonavoë, të cilët morën një dënim të lartë nga gjykata në Maqedoni.
Me flamuj kombëtar në duar “Plisat” protestuan për vendimin ndaj shqiptarëve në Kumanovë, ndërsa në duar mbanin pankarta me emrat e të dënuarve dhe të vrarëve nga Forcat Speciale Maqedone.
Në banerin kryesor shkruhej: “ Besa Besë – nuk ka burg që iu mban, e përjetshme është veç Shqipëria Nanë.

/Shqiptarja.com

Në këtë mënyrë “Plisat” kanë reaguar ndaj vendimit të gjykatës në Maqedoni dhe iu kanë dhënë mbështetje morale të burgosurve.