Partia Lëvizja e Legalitetit i ka dërguar një letër të hapur Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku i ankohet për prishje të njëanshme të marreveshjes nga PD, madje kryetari i PLL, Sulejman Gjana, e quan një marreveshje si ajo e Mukjes.
Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, i rikujton në letër marreveshjen e 1 prillit 2015 ku firmosën dakortësine për listat e këshilltareve, po ashtu edhe takimin e datës 3 prill 2015, ku PLL u ka paraqitur negociatorëve të PD një dokument ku shpreheshin propozimet për koalicionin me PD-së, si dhe të datës 8 prill 2015. Ne të dy miratuam, i rikujton Gjana Bashës, "pikat më të rëndësishme të koalicionit PD-PLL, ku përveç parimeve politike, miratuam bashkërisht edhe disa aspekte teknike, por ju nga 19 zona konfirmuat 9 në mënyrë të njëanshme".
Marreveshja e prishur ka në thelb, sipas Gjanës, këtë kontekst, ku shprehet se "Bëhet fjalë vetëm për 9 raste (nga 19 që kishim rënë dakord) dhe ku shumica e propozimeve të PLL në listat e PD ishin irenditur në pozicione jashtë mundësisë për t'u zgjedhur. Shkelja e marrëveshjeve midis partive opozitare sot, do të përkthehej nga elektorati ynë. Shkelja brenda pak ditësh e marrëveshjes së sipërcituar, ne legalistëve na kujton Mukjen, por për Mukjen do të shkruaj një herë tjetër, ndoshta shumë shpejt", shprehet Gjana. /atsh/