Pllaqi me suxhuk në vorbë
Përbërësit:
- 500 gr fasule pllaqi
- 1 qepë
- 1 lgj spec i kuq
- 2 lgj gjalpë
- 1 lgj vaj ulliri
- Suxhuk pikant
- Kripë, piper, rigon
Përgatitja:
I lemë fasulet të qëndrojnë në ujë gjithë natën. I ziejmë derisa të fillojë të zbërthehet kokrra. Kaurdisim qepën me yndyrë, shtojmë suxhukun, kripën dhe specin e kuq. I shtojmë përbërësit në vorbën ku kemi zjerë fasulet. Rregullojmë shijen me kripë, piper, rigon dhe më pas i vendosim fasulet në furrë në 200 gradë Celsius për 30 minuta.
Komento