Plot 3810 minuta këtë sezon në Itali, asnjë si Strakosha

Plot 3810 minuta këtë sezon në Itali, asnjë si Strakosha

Thomas Strakosha është lojtari që ka luajtur më shumë në kategorinë kryesore të futbollit italian, i pari në Serinë A bashkë me Alisson të Romës dhe asnjë tjetër: 2610 minuta në fushë dhe asnjë minutë e humbur në këto 29 ndeshje. Por portieri verdhekuq ka pushuar të paktën në Kupën e Italisë dhe ka një diferencë prej pothuajse 500’ me portierin kuqezi, i cili nuk ka munguar në asnjë takim të kupës.

Inzaghi e ka kursyer vetëm dy herë në Europa League, pasi skuadra kishte siguruar kualifikimin. Ai ka luajtur 42 ndeshje në total, 3810’ në portë dhe tani e pret një fazë finale e sezonit ku duhet të bëjë akoma më shumë. Ndërkohë, Lazio lutet që të mos ndodhë gjë, edhe pse klubi ka fituar të paktën 12 pikë falë tij.

Kështu, Strakoshës i duhen bërë komplimentet për rritjen që ka bërë dhe për vazhdimësinë. Edhe mbrëmjen e djeshme ka qenë më i miri në fushë në humbjen 1-0 të pësuar nga Shqipëria në miqësoren me Norvegjinë. Një humbje që do të kishte qenë më e thellë pa pritjet shpëtimtare të Thomasit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen