Kërkesa e një babai, Isuf Shehut, për t’i blerë makinë invaliditeti vajzës së tij duket se është plotësuar. Një shqiptar nga Zvicra ka vendosur t’i dhurojë Siborës pikërisht mjetin që do të bëjë të mundur vajtjen e saj në shkollë.

Statusi i gazetarit sportiv, Defrim Methahasani:

Persh miq te fb. Ne prag te ndeshjes Shqiperi - Portugali, nje burre i paralizuar me ndalon tek dera e stadiumit dhe me lutet ta ndihmoj me dy letra qe ai kish menduar per Lorik Canen dhe futbollistet e kombetares, por edhe per Kristiano Ronaldon qe ta ndihmonin. Nga mbingarkesa e lojtarve tane pas humbjes, une vendosa qe me mire ta publikoj letren, se sa tjua jap lojtarve te deshperuar. Tashme ndjehem shume i lumtur qe pas nje postimi qe vajza ime Blerta beri per zotin Isuf Shehu dhe vajzen e tij me poliomelit Siboren 11 vjeçare, vjen ndihma konkrete. Arian Galdini, me dergon edhe foton qe nje miku i tij ne Zvicer ka menduar tja bej dhurate ketyre fatkeqeve, ndaj dua ta falenderoj dhe shpreh mirnjohjen time. Une qe nga ajo dite se kam takuar dhe nuk kam adrese te sakte te tij, ndaj nese dikush e njeh Isuf Shehun ne Tirane, nga shoqata e paraplegjikeve, ose nga njohje tjeter, mund te kontaktoj me mua ne fb. Ju faleminderit qe me mbeshtesni per nisma te tilla humane.