Plotësimi me anëtarët e rinj, Këshilli i BSH zgjedh zv/ guvernatorin e parë (EMRI)

Plotësimi me anëtarët e rinj, Këshilli i BSH zgjedh zv/ guvernatorin e parë (EMRI)

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit pas zgjedhjes edhe të anëtarëve të rinj. Në mbledhjen e sotme është emëruar zëvendësguvernatori i Parë të Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi.

“Në mbështetje të nenit 44 të ligjit 8269/1997 "Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e Guvernatorit, Këshilli Mbikëqyrës zgjodhi dhe emëroi zj. Luljeta Minxhozi në funksionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë” thuhet në njoftim.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u plotësua me të gjithë anëtarët pas votimeve në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kuvend. Anëtarët e rinj janë; Arben Malaj, Suela Popa, Edlira Luçi, Ritvan Bode, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, Këshilli vijon punën normalisht pasi më parë nuk kishte mundësi vendimmarrje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë