Pluhur dhe myk, AKU gjobit dhe mbyll 2 restorante në Burrel dhe Mat (VIDEO)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet dhe bllokimin e subjekteve që rezultojnë se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

AKU përmes një njoftimi për mediat, njofton se ka bllokuar dy restorante në Burrel dhe Mat, restorant  “Skënder Tusha” në Burrel dhe “Shkëlqim Rica” në Mat, pasi janë konstatuar ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. AKU në javët e fundit ka sekuestruar sasi të mëdha mishi pa vulë në disa qytete, ndërsa ka bllokuar edhe shumë subjekte që ushtornin aktivitetin jashtë kushteve higjeno-sanitare.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë