Pistat për vrasjen e biznesmenit në Vlorë; droga, kafeja apo vrasja e ‘Stelës’

Pistat për vrasjen e biznesmenit në Vlorë; droga, kafeja apo vrasja e ‘Stelës’

Vasil Dervishaj, pronar kafeje dhe i një lokali që u vra mbrëmë në Vlorë

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Vasil Dervishaj, 29 vjeç, në lagjen ‘Pavarësia’, në Vlorë, mbrëmjen e kaluar. Mësohet se biznesmeni është qëlluar me plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I riu është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar makinës. Vasil Dervishaj ishte pronar i një biznesi kafeje dhe një lokali në qytetin bregdetar. Një prej pronave të tij është edhe “Kafe Gimoka”.

Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluar 29-vjeçarin, i cili është ndihmuar më pas nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit me një automjet tip "Mercedes-Benz" ngjyrë e zezë. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur arma e dyshuar e krimit tip pistoletë, ndërsa disa metra më larg blutë kanë konstatuar edhe një armë zjarri kallashnikov e cila gjithashtu dyshohet se iu përket autorëve, por nuk dihet ende nëse është përdorur në krim.

Autorët dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fierit. Pavarësisht ngritjes së pikave të kontrollit nga forcat e rendit në dalje të Vlorës, blutë nuk arritën të binin në gjurmët e autorëve të krimit. Deri më tani, policia ka shoqëruar rreth 20 persona për t’i pyetur lidhur me ngjarjen. 

I vëllai vrau me thikë bashkëpunëtoren e "Fiks Fare" në 2005
Dy pistat ku po hetohet zbardhja e kësaj ngjarje është ajo e prishjes së pazareve të drogës, pasi 29-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë për trafik narkotikësh dhe ajo e hakmarrjes, pasi i vëllai vrau në 2005-ën 17-vjeçaren Joana Dudushi e njohur ndryshe si bashkëpunëtorja "Stela" e emisionit investigativ "Fiks Fare". Pas ekzekutimit ai e groposi viktimën te Plazhi i Vjetër, krim për të cilin ai u dënua me 7 vite burg. Megjithëse, kjo e fundit, sipas policisë, është pista më pak e mundshme për t'u hetuar. Mësohet gjithashtu se 29-vjeçari ka pasur konflikte për biznesin në qendër të Vlorës me disa persona të tjerë.  


Lajmi kryesor:

Vritet biznesmeni i kafesë në Vlorë, dyshohet për pazare droge/FOTO+VIDEO-Ekskluzive


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Vrasja e biznesmenit në Vlorë, Policia: Jemi pranë zbulimit të autorit, arrestuam bashkëpunëtorin e dyshuar

Policia e Vlorës jep detaje nga vrasja e mbrëmshme e 29-vjeçarit, Vasil Dervishaj, pronar i një pike shitje kafeje dhe një lokali në qytetin bregdetar. Blutë thonë se kanë arrestuar bashkëpunëtorin e dyshuar në krim.

"Vrasja e mbrëmshme është drejt zbardhjes", tha një burim pranë Policisë së Vlorës për Report Tv.  

Dyshohet se janë 3 persona që kanë bashkëpunuar për vrasjen. Përveç personit të dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Policia e Vlorës ka shoqëruar më shumë se 10 persona të tjerë për t'i marrë në pyetje. 

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip