Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Policia verifikoi një makinë tip BMW që është parë pranë vend-ngjarjes dh më pas u vu në kërkim të BMW-së së zezë me të cilën dyshohet se janë larguar autorët. Dyshohet se personi është qëlluar sapo ka hipur te vetura e tij.
Raportohet se viktima kishte ndryshuar emrin; më parë identiteti i tij ishte Afrim Begalla.


(Zona ku ka ndodhur vrasja e 64-vjeçarit dhe ekspertët e policisë në vendngjarje. Fotot A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
Foto të tjera
Ai është një sipërmarrës dhe ka një kompani pranë kullave binjake në kryeqytet, ka jetuar në Zvicër në të kaluarën dhe ka patur probleme edhe më parë në lidhje me borxhet e medha ndja disa perosnave, raporton gazetari i Report TV Driçim Çaka. Pritet që personat që kanë patur çështje borxhesh me Begallën, do të shoqërohen në polici për t’u marrë në pyetje.
Krahas borxheve, një tjetër pistë në të cilën po heton policia është trafiku i drogës i viktimës në Zvicër. Në fakt, ky i fundit po hetohej në këtë shtet për trafik heroine dhe kokaine.
Në vitin 2009 Afrim Begalla, bashkë me të birin Lilin, ishin arrestuar në Bari të Italisë pasi kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe po e kthente nga Zvicra drejt Shqipërisë me forcë, pasi nuk donte që e bija të martohej me një shtetas kosovar.
Memli Begalla është administrator i kompanisë LAB-AB. Kompania e tij është e re në treg pasi është themeluar më 07.03.2016. Burime bëjnë të ditur për Report TV se Begalla më parë ka patur një biznes gomash në aksin Tiranë-Durrës. Objekti i veprimtarisë së firmës së tij aktuale janë: Aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.

(Ekstrakti i biznesit të Begallës në QKR)
Nga policia konfirmohet se për krimin janë shoqëruar 5 persona. Pritet që personat që kanë patur çështje borxhesh me Begallën, do të shoqërohen në polici për t’u marrë në pyetje.
Me emrin Afrim Begalla, viktima kishte të regjistruar që në vitin 2005 një kompani që operonte si linjë prodhimi për përpunimin e kërpudhës, fruta perimeve, pijeve alkolike, Import-eksport, tregeti të artikujve të ndryshëm. Veprimtari komisionere, konsulence, hapje, menaxhim agjencish turistike, ndërtime civile të të gjitha llojeve pa kufizim, punime të ndryshme, restaurimi,vepra arti dhe objekte kulti, rruge, ura, projektime dhe zbatime të tyre. Ndërtime kostruksione mekanike, metalike, ndërtime, gjelbërime, parqe, pyllparqe, tregti karburantesh me pakicë etj.
Informacion paraprak i policisë
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.
Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
[gallery]25569[/gallery]
Foto të tjera

(Vendi i ngjarjes, fotot A.Çakshiri/Shqiptarja.com)
Foto të tjera
s.k/Shqiptarja.com









