Një 40 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme përpara një restoranti në Rimini të Italisë. Goditja ka qenë fatale pasi Petrit Nikollin babai i tre fëmijëve dhe rezident në Rimini është qëlluar në qafë pa patur mundësi t’i shpëtojë vdekjes.
Sipas hetimeve të kryera nga policia italiane, 45-vjeçari u vra pasi po mundohej që të zgjidhte një rast konflikti brenda familjes.
Mbesa e viktimës jetonte me bashkëshortin e saj në Milano dhe prej disa kohësh kishin probleme me njëri-tjetrin. Shqiptari Petrit Nikolli kishte shkuar disa herë që të zgjidhte mosmarrëveshjet mes çiftit.
Duke u përpjekur të qetësonte situatën, këtë javë Nikolli e mori mbesën në shtëpinë e tij në Rimini, pasi ishte keqtrajtuar dhe dhunuar nga burri. Ky i fundit, së bashku me babain dhe një person tjetër udhëtuan mbrëmë për në Rimini dhe u takuan në shëtitore me Petrit Nikollin.
Debati mes tyre agravoi aq sa përfundoi me vrasje. Sapo 45-vjeçari i ktheu shpinën burrit të mbesës për të shkuar në shtëpi, ai e qëlloi me pistoletë, plumbi i së cilës e kapi në qafë duke e lënë të vdekur.
Më pas, autori 48 vjeçar dhe dy personat e tjerë u larguan me shpejtësi me makinë në drejtim të Milanos ku vetem 300 km larg u arrestuan nga policia. Petrit Nikolli ishte me profesion hidraulik dhe baba i tre fëmijëve, ndërkohë që bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së katër.
Burri i mbesës, babai i tij dhe një person tjetër u arrestuan mëngjesin e sotëm në Milano dhe po merren në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Në shëtitoren Toscanelli mbërriti me shpejtësi edhe bashkëshortja e Petrit Nikollit, të afërmit dhe miqtë e tij. Mediat italiane shkruajnë se çifti kishte 3 fëmijë, ndërsa gruaja ishte shtatzënë dhe prisnin një fëmijë të katërt.
Mediat italiane kanë publikuar emrin e shqiptarit dhe të bashkëpunëtorëve të cilët vranë Pjetër Nikolli mbrëmjen e të mërkurës në Rimini të Italisë. Ata janë Lek Preci 55 vjec dhe dy djemtë e tii Altin Preci 27 vjec dhe Edmond Preci 25 vjec. Lek Preci ekzekutoi Nikollin sepse ky i fundit kish marrë mbesën e tij pasi kish konflikte me bashkëshortin i cili rezulton të jetë djali i vogël i Precit.
Tre shqiptarët u arrestuan në Gorgonzola në Milano, pikërisht në banesë edhe pse e dinin se shumë shpejt do të viheshin në pranga. Ata janë dorëzuar pa shkaktuar probleme. Lek Preci është një biznesmen i cili punonte së bashku me djemtë e tij në një biznes familjar.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com