Bollino: Plumba gazetares, tani shqiptarët duhet të vendosin: Me të Mirën, apo me të Keqen

Bollino: Plumba gazetares, tani shqiptarët duhet të vendosin: Me të Mirën, apo me të Keqen

Foto ilustruese

Kam punuar në Itali për vite me radhë duke u marrë me kriminalitetin dhe mafien. Kam provuar ankthin e kërcënimeve, frikën nga errësira kur, në mes të natës, kthehesh në shtëpi dhe je i vetëm, shqetësimin që të krijon një telefonatë anonime apo - siç më ka ndodhur një herë – kur merr një zarf që ka brenda një fishek kalibër 9 mm, që ka të shkruar sipër “for you”. Edhe unë kam patur frikë, si shumë gazetarë, të cilët kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë kundër kriminalitetit e kështu që e imagjinoj shumë qartë gjendjen shpirtërore që po përjeton sot Klodiana Lala, e cila filloi të punojë pikërisht me mua. Instikti i parë është ai që ta braktisësh, ta ndryshosh sektorin, të merresh me diçka tjetër: ndoshta me udhëtimet, me turizmin apo me modën. Por, më pas, reflekton dhe frika ndeshet me një tjetër ndjenjë, po aq të fuqishme dhe të cilën pikërisht kërcënimet e ushqejnë: krenarinë. Kriminelët besojnë se krenaria u përket vetëm atyre (për krenari mund edhe të vrasin) dhe prandaj synojnë gjithshka tek frika: kërcënojnë sepse, në fund të fundit, mendojnë që gazetarët janë njerëz me pak vlera dhe mjafton një kërcënim që t’i bësh të tërhiqen.

Unë për shumë vite kam rezistuar dhe nuk jam tërhequr kurrë. Krenaria ime ka qenë gjithnjë më e madhe se frika dhe kam vazhduar të shkruaj mbi mafien dhe krimin derisa kam dashur ta bëj një gjë të tillë. Por forca që gjeta në atë kohë nuk ishte meritë vetëm e imja: kërcënimi i vërtetë për një gazetar, në fakt, nuk është tmerri, por vetmia. Ata që më ndihmuan të mos jepesha ishin njerëzit që më rrethonin, bashkëqytetarët e mi, edhe më parë se kolegët: vetëm nëse një gazetar ka perceptimin se po bën diçka të drejtë dhe se po lufton për një betejë të përbashkët me opinionin publik, vetëm atëhere e gjen kurajon që i duhet për të ecur përpara. Vetëm nëse një gazetar e ndjen veten të mbrojtur nga shteti, ndjen se e përfaqëson atë në denoncimet që publikon dhe se është pjesë e tij deri në fund kur përballet me krimin, vetëm atëhere gjen forcën për të rezistuar. Vetëm kur një gazetar respektohet në misionin e tij dhe kupton se është në anën e drejtë të barrikadës, sëbashku me shumicën dërmuese të shoqërisë, vetëm atëhere nuk ka më frikë nga krimi dhe nga kërcënimet e tij.     

Në realitet, vetmia nuk rrezikon me kërcënim vetëm gazetarët, por edhe policët, gjyqtarët, prokurorët dhe këdo tjetër që ka vullnetin të luftojë dhe të mundë të keqen. Ja pse fushatat e vazhdueshme të deligjitimimit ndaj medias, të përpunuara nga politika dhe vetë auto-shkatërrimi që ushqejnë gazetarët me militantizmin e tyre, shërbejnë veçse për të gërmuar një hendek të pakapërcyeshëm mes gazetarëve dhe opinionit publik. Përtej këtij hendeku, gazetarët e ndershëm përfundojnë të jenë të vetëm.    

Klodiana Lala nuk duhet të lihet e vetme. Asnjë gazetar i kërcënuar apo edhe vetëm i fyer nuk duhet të lihet i vetëm. Pasi një gazetar i vetëm është edhe një gazetar i dobët, që nuk do ta gjejë kurrë forcën t’i rezistojë asnjë lloj kërcënimi e presioni nëse nuk e ndjen veten të mbrojtur nga gjithë Të Mirët që e rrethojnë. Kjo është një Luftë mes Të Mirës dhe të Keqes dhe të gjithë duhet të vendosin se nga cila anë janë. Duhet ta vendosin para së gjithash politikanët, të gjithë, pa dallim partie apo pozite: zakonit vulgar për të ndarë në të mirë e të këqinj gazetarët vetëm mbi bazë të interesit të vet politik duhet t’i jepet një herë e mirë fund. Gazetarët janë të mirë kur thonë të vërtetën dhe të këqinj kur gënjejnë. Pikë. Por edhe njerëzit e zakonshëm duhet të vendosin se nga cila anë janë. Nuk është më koha për t’u kthyer nga ana tjetër e të besosh se ajo çka i ndodh një gazetari ka të bëjë vetëm me atë.

Indiferenca jonë mund të bëhet aleati kryesor i kriminelëve, indinjata kolektive është arma, së cilës krimi i trembet më shumë se çdo gjëje.    

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASTRIOT: 02/09/2018 10:55

    Se pari duhet percaktuar sakte kush eshte e mira me te cilen duhet bashkuar se ka 35 vjet qe kemi komuniste qe tregohen kapitaliste te 'djathte' qe sillen si te majte te'majte' qe sillen si te djathte kriminele qe paraqiten si heronj heronj qe paraqiten si krimineleKy eshte problemi kryesor i shoqerise shqiptareDhe kete e bejne atdhetaret e zgjuar dhe trima

    Përgjigju
  • Al Capone: 30/08/2018 23:07

    Nuk ka polici..nuk ka mbrojtje...nuk ka asgje...kemi denoncuar ne si lagje per nje mega vjedhje ne lumin e Tiranes (Laknas) qe meret zhavorr edhe tani qe une po komentoj...ne rajonin e Kamzes (nr 5)na kan shoqeruar ai i forti Kamzes shefi Skura...pse po denonconim...Z.Bollino thote gazetare pofff...policia eshte e korruptuar koke e kembe...kemi cuar video kudo qe ka qen e mundur edhe sna eshte mar per baze...gjera te vogla..jo me ky rast qe duhet urgjentisht te vihen para pergjigjsise...te perlyer Sadri Abazi Xhelal Mziu e me rradhe...anonim se na shoqerojne perseri

    Përgjigju
  • Ilo: 30/08/2018 20:44

    Z Bollino deri tani dora vrastare e krimit eshte mbajtur larg gazetareve dhe shtetit tani qe po godet gazetaret shume shpejt do kemi edhe police prokurore apo gjykates te vrare cka tregon qe krimi ka humbur terren ne lidhjen me shtetin dhe tani ka filluar luften kunder tij ,eshte akoma heret per shqiptaret sepse ka ende segmente te politikes te lidhur me krimin.

    Përgjigju
  • mrekullia: 30/08/2018 20:35

    Karlo Bolino vetem nga ju mund te vije ndryshimi ne median shqiptare. Jeni pjesa me profesionale, atehere gjeni menyrat per te krijuar nje status te forte gazetareve qe vlejne

    Përgjigju
    • Xhike: 01/09/2018 10:19

      Z Karlo Jam kunder dhunes ndaj kujtdo Por a duhet kontroll i gjuhes?? Kur te del me deklarate GJ L dhe GJ K kur ata i lirojne kriminelet cfare emri ti veme?? Kur flet Berisha qe e dime cben cdo dite ti veme emerin se i dhemb per gazetaret? Po kur gazetaret e leshojne gjuhen dhe shkruajne me thashetheme e jo me fakte e prova nga te pakten nga 2 burime Cfare emrri ti veme Paqe te gjitheve Kontroll gjuhes bukur dhe te embel

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston