‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime

TIRANË- Po vijon edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtesisë Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve, ballafaquar me ta, si dhe dhënë shpjegime për detaje dhe rrethana. 

Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë. 

Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak. 

Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë.

Dumani ka rrëfyer edhe një histori në lidhje me ish-komisarin e vrarë Dritan Lamaj, për të cilin dëshmoi se e kishte goditur disa herë fizikisht pasi u arrestua për vjedhje makinash dhe se i kishte rënë në hak.

“Henrik Hoxhaj e kam takuar në dhjetor 2019. Festim Qoli më ka folur për Henrikun kur kam dalë nga burgu për herë të parë, ose herën e dytë nuk më kujtohet fiks. Jam arrestuar atëherë për vjedhjen e dy makinave në Tiranë. Dola nga burgu dhe i thashë për një shef policie te Komisariati numër 6. Ai më goditi disa herë kur jam arrestuar, mora vesh që ai ishte vrarë pastaj. I thashë Festimit mirë që u vra Dritan Lamaj, se më hyri në hak kot. Për vrasjen e Elvis Dedës, Festim Qoli ka qenë në kërkim”, rrëfeu Dumani historinë me ish-komisarin e ndjerë dhe njohjen me Hoxhën. 

Më tej ka rrëfyer njohjen me killerin tjetër Henrik Hoxhaj dhe takimet me të, premtimin për 95 mijë euro për të vrarë Dorian Shkozën, që njëkohësisht e kishte edhe shokun e tij. Premtimi ishte për 100 mijë euro, por 5 mijë euro ishte marrë telefoni i enkriptuar në një dyqan në qendër të Tiranës, me modin sekret “Covid19” dhe platformën Sky Ecc.

“Në takimin mes meje me Henrik Hoxhës në Tiranë, te “Hotel Diplomat”, kemi bërë muhabete për atentatin që do ndodhte. Të tre jemi takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. S’e kam bërë bisedën me Henrik Hoxhën në këtë takim sepse ai ishte tapë. Herën e dutë që u takuam unë dhe Festimi erdhëm në Tiranë në Bllok, aty ku jetonte Henriku. Shkuam te hotel Diplomat dhe qëndruam 1 orë, 30 ose 40 minuta. Shkuam te një dyqan pas Tajvanit ku shiteshin telefona të enkriptuar. I dhashë 5 mijë euro Henrikut për telefonin. Unë kisha telefon të enkriptuar me kod Covid19. Më tha do vish do të jap 95 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës në Durrës. Personi tjetër ishte Eljo Bitri. E kisha vënë në dijeni Henrikun. Elios i premtova 35 mijë euro. Të përfshirë në këtë vrasje ishim unë, Klevis Alla dhe Asllan Plaku. Alla ishte informator. Klevis Alla ditën e ngjarjes ka ardhur te shtëpia ime disa herë, ishte koh Covidi”, tregon i penduari i drejtësisë. 

Dumani shpjegon edhe vonesat në realizimin e vrasjes, për shkak të disa faktorëve:

“E kishim organizuar edhe një ditë para për të vrarë Dorjan Shkozën, por na u prish makina. Disa ditë përpara vrasjes fola me Klevis Allën. Dorian Shkozën e kam pasur shok. Nuk kemi pasur konflikt fizik bashkë, as unë as vëllai im Dashnori. Eljo Bitri ka qendruar te shtepia ime para vrasjes së Dorian Shkozës, ka fjet aty. Dy-tre ditë, ngaqë ishte koha e Covid, nuk mund të shkonte dhe të vinte nga Elbasani. Me Eljo Bitrin jam njohur në 2013-2014. Në 2017 kemi bërë grabitje në një fshat të Beratit. Ka qenë dimër”, tha ai.

Por dëshmia e tij shkaktoi irritimin e të pandheurit Enver Diva, që e kundërshtoi ashpër nga kafazi.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, tha Diva.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
‘Isha në gjendjen ‘Jo Bos’ dhe doja të kaloja në ‘Bos’! Dumani rrëfen tentativën e vrasjes së kunatit të motrës së Mir Haxhisë: U ofruan rreth 100 mijë euro, unë do...! 

Nuredin Dumani, para dhe pas arrestimit

I penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i artë’, Nuredin Dumani, vijoi edhe sot dëshminë e tij në GJKKO për serialin e krimeve të kryera në më shumë se një dekadë për llogari të organizatave kriminale të fuqishme dhe për hakmarrje personale, kundrejt pagesave të majme.

Ai ka folur edhe për tentativën e vrasjes së kunatit të motrës së Mir Haxhisë, ku dëshmoi se ishin pjesë Dashnor Dumani, Altin Ndoci dhe që do bëhej me të njëjtën makinë që ishte vrarë Andi Zylyfi. 

Madje Dumani shpjegoi se ishin ofruar rreth 100 mijë euro pagesë, ku 60 mijë paund do i merrnin Dashnori dhe Altini dhe pjesën tjetër ai. Dumani bëri edhe batuta me epitetet “Jo Bos” dhe “Big Bos” dhe në atë kohë ai ishte në nivelin e të parit, ku nisej nga 5-100 milionë lekë si kategori që ta kishe ‘titullin’.

“Dashnor Dumani dhe Altin Ndoci do merrnin 60 mijë paund. Unë vetëm do i prisja, nuk e di sa lekë do më jepnin. 10, 15, 20 mijë… Altini do ishte ekzekutor, Dashnori shofer, Besmiri informator, unë do isha pritësi. Unë do e jepja informacionin te Ura e Draxhit. Do merrja këta me makinë. Nga gjendja ekomonike në këtë periudhë isha “Jo Bos”. Bosi fillon nga 5 milionë në 100 milionë, pastaj nis Big Bosi. Altini e kishte zanat ekzekutimin. “Baca” ja dha porosinë Dashnorit. Altinin e propozoi Dashi të ishte pjesëmarrës. Me makinën që u përdor për vrasjen e Andi Zylyfit u tentua dy herë vrasja e personit në fjalë. Ky personi punonte me kamera, montonte kamerat. Kur jam takuar me Bacën ka qenë verë, përpara tentativës”.

Ora 12:03
Dumani rrëfen vrasjen e Dorjan Shkozës: Erjon Alibejt i thashë se do e bënte Bitri, makinën ‘Benz’ ia mora Florenc Çapjas! I tregova se e doja për atentat

1740479293_dumani.JPG

Talo Çela, Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka rrëfyer në seancën e radhës ditën e sotme në GJKKO se si realizoi atentatin ndaj Dorian Shkozës pak para shpërthimit të pandemisë, në vitin 2020 në Durrës. 

Ai tha se Shkozën e kishte shok të ngushtë dhe i ishin dhënë 100 mijë euro për ta bërë, por nuk ka dhënë motivet. Por flet për takimet me Erjon Alibejn, kreun e një prej organizatave kriminale në Elbasan, me të cilin Dumani kishte krijuar edhe aleancën, e rrëfyer në seancat e mëparshme gjyqësore. 

Në rrëfimin e sotëm doli për herë të parë edhe emri i Florenc Çapjas, një prej krerëve të bandave të Elbasanit, me të njëjtin emër e që tani ëhstë i shpallur në kërkim, teksa rezulton se fshihet në Dubai.

Dumani tregoi se Çapjas i kishte marrë hua makinën “Benz” duke i thënë se i duhej për atentat, por pa i treguar emrin e shënjestrës.

“I kam treguar Erjon Alibej që Eljo Bitri do ishte gjuajtësi i Dorjan Shkozës. Eljo Bitri nuk e ka pas takuar Alibejn më përpara. Florenc Çapja më dha makinën që përdora në vrasjen e Dorian Shkozës. Te ‘Bishti Zhurit’ ma dha. Ia kërkova hua. Ishte një “Benz blu” i errët ose i zi. Ishte pa xhama të zinj. I thashë Florenc Çapjas që më duhej makina për atentat, po jo për kë. Ai e pa në televizor ngjarjen kur u gjet makina e djegur. Më shkruajti në aplikacionin Sky Ecc. Me Çapjan kam folur disa herë në Sky. Për herë të fundit kam folur kur u plagos Ardjan Çapja. Pas kësaj ngjarjeje”, tha Dumani.

Më tej ai tregoi edhe rrethanat se si veproi para atentatit në Durrës.

“Gjysmë ore para ngjarjes u ula te një kafe “Kafe Mevlani” rreth 100 metra nga vendi ku u bë vrasja. Ishte dhe Anxhelo Avdia aty, por pastaj iku. Nga kafja, kur del te rruga, duket servisi i Dorian Shkozës. Servisi nga vendndgjarja është rreth 100-200 metra larg. Në krahun e majtë është servisi dhe kafja. Shtëpia ime është afër me servisin e Shkozës. Më tha Asllan Plaku që Dorian Shkoza u shkëput për një moment nga servisi. Me Plakun komunikonim me telefon të thjeshtë. Te vendi i quajtur “Valuta” blemë 3 telefona, Klevisi ose Asllani i bleu, nuk më kujtohet saktë. 200-300 euro i dhashë. Telefonat u blenë në mënyrë që të komunikonim për Dorian Shkozën. Me Henrikun për këte ngjarje flisja në Sky, dhe me Eljon. Eljo dhe Henriku ishin të dy bashkë”, dëshmoi ai.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Në të gjitha gëzimet jemi së bashku!' Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joan Pelushi viziton Kryegjyshatën për Ditën e Sulltan Novruzit

'Në të gjitha gëzimet jemi së bashku!' Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Joan Pelushi viziton Kryegjyshatën për Ditën e Sulltan Novruzit