Po, 71 (+) ishte i mundur, u bë
dhe realitet!/ Nga Hysen Binjaku

Po, 71 (+) ishte i mundur, u bë<br />dhe realitet!/ Nga Hysen Binjaku
Në kulmin e fushatës elektorale, Edi Rama bëri lëvizjen, për mendimin tim, më të mirë të mundshme. Kërkoi nga shqiptaret numrin “magjik” 71.

Pati në atë kohë mjaft skeptikë, siç edhe pati mjaft njerëz që e përqafuanë si ide. Për skeptikët, në 14 qershor 2017, u përpoqa të bëj një analizë, e cila u botua fillimisht në Gazetën Shqiptarja.com, nën titullin: A është e mundur numri 71 (+) ?

Përgjigjen për këtë pyetje e dhanë votuesit shqiptarë në datën 25 Qershor 2017, unë jam i kënaqur që,  në analizën time, “gabimet” që kam bërë nuk kanë “cënuar” numrin 71 (+) por ca “garnitura”. Më posht po risjell në kujtesë të lexuesit, shkurt, çfarë kam thënë dhe parashikuar si dhe ballafaqimin me atë se çfarë thanë votuesit me votën e tyre.
 
A ështëe mundur tëarrihet  numri 71 (+) në 25 Qershor 2017?
Po, është e mundur!
Të synosh 71 (+) në radhë të parë duhet të nisesh nga një bazë e sigurtë e jo në“hava”.
Ç’thotë  baza e të dhënave? Të vetmet të dhëna reale, nga ku mund të nisësh analizën, janërezultatet e arritura ndër vite nga sejcila Parti Politike në garë.Me këto të dhëna nuk mund të manipulosh, por mund të analizosh dhe të parashikosh.
Parashikimet për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 janë bërë mbi bazën e rezultateve të vitit 2013 për secilin subjekt si dhe disa faktorë, që duhen marrë në konsideratë.
 
1. Nuk është e vërtetë që qeverisja të “konsumon”, përkundrazi, në kushtet e një qeverisje jo problematike, në mandatin e dytë të “favorizon”. Kështu ka ndodhur me PS në mandatin e dytë 2001, me PD në mandatin e dytë 2009, mund të ndodhte edhe në 1996 nëse PD nuk do të kishte qënë “arrogante” në qeverisjen e parë. Elektorati ka reaguar për mandatin e tretë, pasi qeverisjet në mandatin e dytë kanë qënë me probleme.
 
2. Reforma Territoriale e realizuar në vitin 2015 ka ndikim të madh në zgjedhjet e 2017.Partitë e vogla kanë humbur mbështetjen në terren nga mijra Këshilltarë Komunash e Bashkish dhe disa dhjetra e qindra Kryetarë Komunash. Partia Demokratike, duke mos marrë pjesë në Reformën Territoriale, ka drejtimin e shumë pak Bashkive në vend, për pasojë i mungon kjo forcë mbështetëse. Përkundrazi, Partia Socialiste ka drejtimin në më shumë se gjysmën e bashkive, sidomos bashkitë e mëdha, ku edhe është “hambari” i votave.Sa për shembull, askush nuk mund të mohojë ndikimin që do të ketë puna e Erion Veliaj në Tiranë,
 
3. Pavarësisht nga mos realizimi i disa premtimeve, perceptimi në masën e votuesëve për qeverisjen e këtyre katër viteve nuk është negative. Mjaft reforma janë përfunduar, disa janë në vazhdim. Thënë ndryshe: masa e votuesëve të PS mund të jetë e pakënaqur, për një apo disa arsye, por jo e zhgënjyer deri në atë masë sa të bojkotojë Partinë Socialiste.
 
4. Partitë e tjera të koalicionit qeverisës do të vlerësohen për aq sa kanë bërë por, mendoj, jo më shumë se Partia udhëheqëse e kualicionit, pasi nuk kanë bërë diferencën në këto katër vite.
 
5. Nga ana tjetër, nuk ka një opozitë frymëzuese që të përmbysë situatën.
Në tabelën më posht jepen mandatet e deputetëve për çdo qark dhe subject sipas analizës më 14 Qershor dhe fakti më 25 qershor 2017.
 
Ndarja e mandateve me 25 Qershor 2017
 
Subjekti LSI PS PD PDIU PSD
Qarku dt.14 dt.25 dt.14 dt.25 dt.14 dt.25 dt.14 dt.25 dt.14 dt.25
Berat 2 2 3 (4) 4 2 (1) 1        
Dibër 1 1 2 (3) 2 3 (2) 2 - 1    
Durrës 1 2 7 8 6 4        
Elbasan 1(2) 2 8 (7) 7 4 3 1 2    
Fier 2 2 9 10 5 4        
Gjirokastër 1 1 3 3 1 1        
Korçë 1 1 6 6 4 4        
Kukës - - 1 1 2 2        
Lezhë 1 (0) 1 3 3 3 (4) 3        
Shkodër 1 1 4 (5) 4 5 5     1 (0) 1
Tiranë 3 5 18(17) 18 13 11     0 (1) -
Vlorë 1 1 7 8 3 3     1 -
Kombëtar 15 19 71(73) 74 51(49) 43 2(3) 3 1(0) 1
 
Le të bëjmë krahasimin me ç’kam parashikuar më 14.06.2017 dhe faktit më 25.06.2017:
 
14.06.2017: Në Qarkun Berat, LSI e ka tepër të vështirë të kalojë numrin dy të mandateve, PD rrezikon të humbë një mandat, PS është pranë mandatit të katërt.
25.06.2017: Parashikomi është i saktë
 
14.06.2017: Dibër, në këtë qark, LSI mund të ruajë një mandat por asgjë më shumë, PD, po të kemi parasysh zgjedhjet e fundit lokale, mund të humbasë një mandat dhe këtë mandat mund ta marrë PS, megjithëse duket e vështirë.
25.06.2017: Parashikomi nuk është i saktë, por nuk besoj se ka patur shqipëtar, para dt.25 qershor 2017, që ka besuar se PDIU merr mandate në Dibër. Këtë e përforcon edhe akti i deputetes së këtij subjekti në Dibër.
 
14.06.2017: Në rubrikën “të tjera” në ishkoalicionin e PD në Durrës ka peshë të konsiderueshme vota e PDIU, që sot është subjekt më vete. Në rubrikën “të tjera” në ishkoalicionin e PS në Durrës nuk ka ndonjë subjekt me peshë të madhe, mundet që ato vota të shkojnë për PS dhe deputetin që shtohet në këtë qark mund ta marrë PS, kalon nga 6 në 7.
25.06.2017: Parashikomi nuk është i saktë, nuk mund ta mendoja PD-nëtë katandisej në këtë “derexhe” në Durrës.
 
14.06.2017: Elbasan, LSI e ka të vështirë, por jo të pamundur, të mbajë dy mandatet që ka patur. PD e humb mandatin e pestë, PDIU mbron mandatin e 2013, do ishte surprizë nëse merr mandat të dytë.
25.06.2017: Ndodhi surpriza, PDIU merr mandate të dytë. Parashikimi i saktë.
 
14.06.2017: Fier, nërubrikën “të tjera” në ishkoalicionin e PS në Fier ka 17488 vota dhe këto janë parti që në shumicë do të rekomandojnë votën e tyre për PS,  prandaj PS mund të shkojë lehtësisht në 10 mandate. LSI duhet të mbrojë dy mandatet e 2013, në të kundërt mandatin e humbur mund ta marrë PDIU.
25.06.2017: Parashikimi i saktë, nga kutia e parë deri në kutinë e fundit nuk u vu asnjëherë në dyshim ky rezultat.
 
14.06.2017: Në Qarkun Gjirokastër është shumë e vështirë për LSI të kalojë në dy mandate kur është më pak se një të tillë, po kështu dhe për PD, i duhet të rikuperojë 0.87 mandate për të marrë dy të tillë. PS nuk i ka tre mandate por është në avantazh.
25.06.2017: Parashikimi i saktë, nga kutia e parë deri në kutinë e fundit nuk u vu asnjëherë në dyshim ky rezultat.
 
14.06.2017: Në Qarkun Korçë, PD e ka të pamundur të kalojë katër mandate edhe sikur gjith votat e rubrikës “të tjera” të ishkoalicionit t’i maksimizojë. LSI i duhet gati të dyfishojë votat e saj që të mund të marrë dy mandate. Më e lehtë është për PS për të ruajtur mandatin e gjashtë, në rubrikën “të tjera” të ishkoalicionit ka rezervë të madhe.
25.06.2017: Në Korçë, nuk kasha fije dyshimi në këtë rezultat.
 
14.06.2017: Në Kukës nuk ka dilema, LSI nuk e arrin një mandat,  PS e ka tepër të vështirë të rikuperojë aq vota sa të “rrëmbejë” mandatin e dytë.
25.06.2017: Parashikimi doli i saktë por më surprizoi, se mos vetëm mua.Kur kam thënë:  PS e ka tepër të vështirë të rikuperojë aq vota sa të “rrëmbejë” mandatin e dytë, kurrë nuk e kam menduar që rezultati do të ishte PS18831 vota, dhe PD 19812 vota. Ku? Në Kukës!
Kjo është prova më e mirë qëtregon se shqiptarët në këto zgjedhje votuan për punën dhe vetëm për punën.Të tjerat janë“brroçkulla”.
 
14.06.2017: Në qarkun Lezhë,LSI është pranë një mandati, por edhe mund ta humbasë. PS mund të rikuperojë vota për të marrë mandatin e tretë. PD i duhen shumë vota për mandatin e katër
25.06.2017: Kush ka ndjekur dinamikën e rezultateve në këtë qark, ku mandate merrej dhe humbiste nga kutia në kuti,  më jep të drejtë për parashikimin. I saktë deri në detaje.
 
14.06.2017: Në Shkodër, LSI dhe PD e kanë gati të pamundur të shtojnë mandat, PS mund të përfitojë mandatin e pestë nëse PKDSH (PSD) nuk arrijnë të rikuperojnë disa vota.
25.06.2017: Kush ka ndjekur dinamikën e rezultateve në këtë qark, ku mandati i fundit merrej dhe humbiste nga kutia në kuti,  më jep të drejtë për parashikimin, pse jo edhe “profecinë”.
I saktë deri në detaje, “i paparë” mandate i PSD.
 
14.06.2017: Në qarkun Tiranë, LSI e ka të vështirë të shtojë një mandat pasi i duhet të mbrojë të tretin. PS ka rezervë për një mandat  nga rubrika “të tjera” pra shkon lehtësisht në shtatëmbëdhjetë. PD ka rezervë për një mandat  nga rubrika “të tjera” pra shkon në trembëdhjetë. PDIU i duhet të rikuperojë shumë vota që të kalojë pragun. Partitë e tjera: FRD, SFIDA, LIBRA do përbënin surpriz nëse do të merrnin nga një mandat, pasi u duhet të kalojnë pragun 3%, që do të thotë mbi 13000 vota.
25.06.2017:  Kam parashikuar sakt për subjektet PS dhe PDIU, si dhe për partitë “e vogla”. Për partitë e vogla shumëkush mendonte dhe besonte se ndonjë nga ato do të merrte mandat, madje edhe më shumë se një të tillë. Kam gabuar në parashikimin për PD dhe LSI, por, nëfinale, mendoj se nuk kam gabuar, koalicioni opozitar (PD+LSI) ka marrë 16 mandate, aq sa kam parashikuar edhe unë. “Gabimi” im qëndron në faktin se nuk kam bërë shpërndarje të saktë për subjektet brënda koalicionit.
 
14.06.2017: Në qarkun Vlorë, LSI e ka të vështirë, për mos thënë të pamundur, të marrë mandat të dytë. PD duhet të “djersitet” për mandatin e tretë.PDIU gjithashtu duhet luftojë shumë për të mbrojtur një mandate.PS, për rrethanat e krijuara, favorizohet për mandatin e shtatë.
25.06.2017:  Mund të konsiderohet parashikim pjesërisht i saktë, pasi mandate i PDIU është konsideruar i vështirë. Rezultoi i pamundur. Nëse do kisha parashikuar PDIU 1(0), atere do të kishim PS 7(8), dhe do ishte ahtu siç edhe doli.
 
Sido që të jetë, ndihem mirë kur kam parë dhe shikoj qësimboli 71 (+) është përdorurgjerësisht në shtypin e ditës dhe në mediat vizive, menjëherë mbas shkrimit tim në gazetën shqiptarja.com dhe në mjaft portale të tjera. Të jem modest, nënjëfarë mënyre edhe unë e kam huazuar nga oferta Mecalister (+).
 
 
*Pedagog me eksperiencë në proceset zgjedhore


Redaksia Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër