Me heshtje i është 'përgjigjur' Sali Berisha akuzave të Lulzim Bashës se po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, emra që PD-ja i ka sulmuar si të korruptuar e të lidhur me krimin. Në një konferencë për shtyp, Berisha nënqeshi në momentin që u pyet për akuzat e Bashës, por pa dhënë një përgjigje. Ai nuk ngurroi të sulmonte Bashën, duke thënë se nëse nuk do të ishte për foltoren, kryedemokrati do të preferonte të rrinte 80 vite në opozitë.
"Pengkryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe gjer sot i ndryrë brenda katër mureve, nuk ke takuar dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit t'i japin dorën një të pabesi, nuk është kollaj që anëtarët të ulen e të arsyetojnë me një njeri që pas 8 viteve nuk premton gjë tjetër vetëm po të ketë jetë dhe po të mos ishte foltorja e demokratëve, do të preferonte të rrinte nja 80 vite në opozitë, por foltorja po e nxjerrë mënjanë. Basha ka rikthyer format më totalitare në PD. E gjithë kryesia, e gjithë vendimmarrja përfundon në xhep të kryetarit. U kërkoj njerëzisht natarëve të PD që për dinjitetin e tyre nuk duhet të pranojnë karrige në shkelje flagrante të kushtetutës së PD", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha hesht kur pyetet për Suel Çelën dhe Aqif Rakipin, s'lëkundet nga 11 dhjetori për Kuvendin Kombëtar: Data 18 dhjetor u caktua nga Rama! Basha: Asnjë qelizë e trurit tim s'e kupton pse s'reagon
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.5%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Akuzoi Majkon se ra në përgjimet e SHISH për pazare elektorale, SPAK nxjerr blof Berishën: Asnjë hetim për deputetin socialist
10 Janar, 13:26
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55