Berisha hesht kur pyetet për Suel Çelën dhe Aqif Rakipin, s'lëkundet nga 11 dhjetori për Kuvendin Kombëtar: Data 18 dhjetor u caktua nga Rama! Basha: Asnjë qelizë e trurit tim s'e kupton pse s'reagon

TIRANË- Heshtje është përgjigjja që Sali Berisha ka ndaj akuzave se Suel Çela, kreu i një bande famëkeqe dhe Aqif Rakipi po i mbledh firmat e nevojshme për Kuvendin Kombëtar të PD-së, përgjigje që i ka 'vrarë veshin' edhe Lulzim Bashës. Në daljen e papritur për mediat, fill pasi Lulzim Basha shpalli mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor, Berisha foli për gjithçka, por akuzave se po bashkëpunon me njerëz të botës së krimit dhe eksponentë të PS-së kundër demokratëve dhe partisë që themeloi vetë, i anashkaloi duke mos thënë asnjë fjalë.

"Pengkryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe gjer sot i ndryrë brenda katër mureve, nuk ke takuar dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit t'i japin dorën një të pabesi, nuk është kollaj që anëtarët të ulen e të arsyetojnë me një njeri që pas 8 viteve nuk premton gjë tjetër vetëm po të ketë jetë dhe po të mos ishte foltorja e demokratëve, do të preferonte të rrinte nja 80 vite në opozitë, por foltorja po e nxjerrë mënjanë. Basha ka rikthyer format më totalitare në PD. E gjithë kryesia, e gjithë vendimmarrja përfundon në xhep të kryetarit. U kërkoj njerëzisht natarëve të PD që për dinjitetin e tyre nuk duhet të pranojnë karrige në shkelje flagrante të kushtetutës së PD", iu përgjigj Berisha, pyetjes së bërë nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Një fakt i tillë i ka bërë përshtypje edhe Lulzim Bashës, i cili në mbledhjen e Kryesisë është shprehur se e ka shumë të vështirë që ta konceptoj se si ish-kryeministri, i cili reagon për çdo akuzë të mundshme, kësaj here vetëm hesht. Këtë heshtje, mesa duhet kryedemokrati e ka lexuar si një konfirmim të këtyre deklaratave.

"E kam të pamundur në çdo qelize të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen  kohen për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon", mësohet të ketë thënë Basha në mbledhjen e Kryesisë.

Në datë 11 apo 18 dhjetor, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së? Kjo është çështja për demokratët. Basha është i vendosur, por nuk ka "lëshuar pe", as Sali Berisha. Ish kryetari i PD, Sali Berisha e cilëson nul vendimin e kryedemokratit dhe vijon ta akuzojë atë si peng të Ramës. Madje është i bindur që pas shpalljes së 18 dhjetorit, ka gisht Rama. Ai theksoi se askush nuk do të nëpërkëmbë firmat e delegatëve që Kuvendi të mblidhet në 11 dhjetor.

"Peng kryetari i PD mbledh Kryesinë false të kësaj partie që në masën 60% e saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar, emëruar nga peng kryetari siç donte ai, dhe njofton nga peng kryetari datën që i jep pengu i tij Edi Rama, për Kuvendin e PD, 18 dhjetorit. Nuk do ketë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre dhe se Kuvendi i PD do të mblidhet në datën e shpallur prej tyre, dhe si ai do të mblidhet jo sipas rendit të ditës të peng kryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Ju garantoj se ky është revolucion më paqësor", tha Berisha.

Madje ai u shpreh gati për negociata për verifikimin e firmave ashtu sikurse propozoi Edi Paloka, por është i bindur se Basha nuk do të pranojë. I shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Berisha tha se shumë shpejt do të rikthehet në parlament për të bërë opozitë, por tani është përqendruar te foltorja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:48
'Po bashkëpunon me Suel Çelën, Rrahman Rrajën e Tom Doshin', Berisha hesht ndaj akuzave të Bashës: Po mos të ishte foltorja, do preferonte të rrinte 80 vite në opozitë

 

Me heshtje i është 'përgjigjur' Sali Berisha akuzave të Lulzim Bashës se po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, emra që PD-ja i ka sulmuar si të korruptuar e të lidhur me krimin. Në një konferencë për shtyp, Berisha nënqeshi në momentin që u pyet për akuzat e Bashës, por pa dhënë një përgjigje. Ai nuk ngurroi të sulmonte Bashën, duke thënë se nëse nuk do të ishte për foltoren, kryedemokrati do të preferonte të rrinte 80 vite në opozitë.

"Pengkryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja jo e demokratëve. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe gjer sot i ndryrë brenda katër mureve, nuk ke takuar dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit t'i japin dorën një të pabesi, nuk është kollaj që anëtarët të ulen e të arsyetojnë me një njeri që pas 8 viteve nuk premton gjë tjetër vetëm po të ketë jetë dhe po të mos ishte foltorja e demokratëve, do të preferonte të rrinte nja 80 vite në opozitë, por foltorja po e nxjerrë mënjanë. Basha ka rikthyer format më totalitare në PD. E gjithë kryesia, e gjithë vendimmarrja përfundon në xhep të kryetarit. U kërkoj njerëzisht natarëve të PD që për dinjitetin e tyre nuk duhet të pranojnë karrige në shkelje flagrante të kushtetutës së PD", tha Berisha.

Ora 19:41
Që pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA mungonte në Kuvend, Berisha: Do rikthehem së shpejti

 

Sali Berisha ka deklaruar se do të rikthehet në Kuvend, por tha se ka munguar për shkak se është marrë më tepër me 'Foltoret'

"Do shkoj në Kuvend, por jam përqendruar me këtë mrekulli shqiptare e cila më ka mahnitur, kjo nuk do të thotë që do të shkoj shumë shpejt në parlament dhe nuk do të mbrojë të drejtat e qytetarëve ndaj narko shtetit. Përgjigjet më të përshtatshme ndaj çdo përpjekjeje për të bllokuar këtë uragan, apo këtë vullkan që po rikthen pluralizmin në Shqipëri", tha Berisha.

Ora 19:34
Propozimi i Palokës për zgjidhjen e konfliktit në PD me negociata, Berisha: Jam dakord, por Basha nuk e pranon

 

Sali Berisha ka thënë sot se pranon propozimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, për të zgjidhur konfliktin në PD me negociata. Për mediat, Berisha u shpreh se megjithatë një propozim të tillë nuk e pranon kurrsesi Basha.

"Paloka sot para mediave ka propozuar një kompromis, ka propozuar që secila palë të caktojë një përfaqësues, të ulen në zyrën e Palokës dhe të verifikojnë çdo formularë. Unë deklaroj se e pranoj propozimin e Palokës dhe emrin që ai ka përzgjedhur, por a ju thotë mendja ju që e pranon Basha? Ata janë tmerruar. Futja e formularëve në seli i ka shfazuar komplet. E pranoj propozimin e Palokës të fillojë që sonte të verifikojë një më një, por asgjë, askush nuk mund të lëvizë qoftë dhe një germë të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia", tha Berisha.

Paloka propozoi negociata, madje duke përcaktuar edhe emrat e negociatorëve që sipas tij mund të jenë Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.

Ora 19:16
Berisha: Basha dhe Rama t'i vënë gishtin kokës! Ju vazhdoni marrëveshjen, por Kuvendi Kombëtar do mblidhet në 11 dhjetor

 

Sali Berisha ka pasur një mesash për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, sipas së cilit të dy janë të dy bashkë kundër PD-së.

"Qëllimi makabër politik i pengmarrësit dhe pengut është që t'ia vjedhin Kuvendit rendin e ditës, i vini gishtin kokës, se ata që kanë vënë firmën aty, se ata që kanë firmosur nuk do pranojnë kurrë që asnjë në botë të ndryshojnë edhe një gërmë nga axhenda që kanë firmosur. Ju keni frikë dhe tmerr se u keni shumë borxhe qytetarëve, u keni bërë kaq të liga sa keni humbur dhe arsyen, ndaj dhe vazhdoni ju marrëveshjen dhe bashkëpunimin, por Kuvendi Kombëtar i Demokratëve që e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarësisë në mënyrë të pandalshme do të shndërrojë PD në forcën vigane e të pamposhtur të pluralizmit, emrat e atyre që firmosën do të skaliten që përmbysën narkoshtetin.", tha Berisha.

Ora 19:16
Berisha: 11 dhjetori, data e fillimit të Kuvendit, do vazhdojë deri me rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri! Ky është revolucion paqësor

 

Pavarësisht vendimit të Bashës për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Berisha ka theksuar edhe njëherë sot vendimin e tij për mbledhjen më 11 dhjetor. Duke e quajtur Bashën peng të Ramës, Berisha e thirri edhe atë të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit, teksa tha se 11 dhjetori do të jetë vetëm fillimi. Lëvizjen e tij, Berisha e konsideron 'revolucion paqësor'.

"Idealet e demokratëve nuk mund t'i mposhtë askush. Peng kryetarit nuk kam më një mesazh të veçantë sepse ai komandohet nga pengmarrësi, por i them me 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e Partisë Demokratike. Natyrisht ky Kuvend ka meritën historike, jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta në Europë apo më gjerë, nuk e thërret përfaqësia, por anëtarësia. E thirri anëtarësia sepse nuk deshi ta thërrasë kryesia. E njoftoj peng-Bashën se data 11 është vetëm data e fillimit të Kuvendit. Kuvendi vazhdon veprimtarinë deri me rivendosjen e plotë të pluralizmit politik në Shqipëri. Mos mendo Edvin se duke vjedh data do mund t'i dalësh përpara këtij Kuvendi. T'i keni të qarta gjërat, ky është revolucion paqësorë, por askush nuk mund të luaj me të", tha Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 16/11/2021 10:42

    Mos eshte "fajtor"Rama,pse ti je shemti tradicionale e ketij niveli,Pse je vertet fatkeqesia e politikes shqiptare,pse ishe dhe mbetesh servil i komunsiteve,mandej hajdutrise e varferse se popullit shqipptar,Pse asnjeren vlere kombetare nuk e ke.Deri sa PD ka ty dhe Bashen,kurre nuk do te deshmon per ndonje vlere shpirterore a materiale politike e kombhetare.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 15/11/2021 21:56

    A e moret vesh tani se me ke do qe te marre pushtetin Berisha? Prandaj hapini veshet mire dhe mos kini besim tek NATO dhe Amerika Amerika po te ishte kaq e forte nuk ikte me bisht nder shale nga Afganistani qe e mbajti per 20 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare