120 fëmijë shqiptar po sterviten në kompleksin 'Football Republuic' nën drejtimin e trajnerëve të Romës në kampin e organizuar nga klubi italian. Ata do qendrojnë këtu për katër ditë për të ndarë eksperiencën me të vegjëlit të cilët ëndërrojnë të bëhen futbollist të mëdhenj.
“Unë jam 12 vjeç dhe sapo kam filluar futbollin për herë të dytë. Stërvitja ka shkuar shumë mirë, jam argëtuar shumë dhe ka qenë shumë qef. Stërvitja është më e gjatë se zakonisht,”-u shpreh një fëmijë.
“Nuk është e njëjta stërvitje, por ushtrimet kanë të njëjtën teknikë dhe bëhet për të përmirësuar lojtarët. Unë prisja diçka shumë më të vështirë sepse këto më duken gjëra të thjeshta, pasi i praktikojmë çdo ditë në strëvitje,”-tha një tjetër fëmijë.
“Nga trajnerët italianë mësova një stërvitje të mirë. Na e shpjegojnë shumë mirë ushtrimin. Unë doja shumë të provoja aftësitë e mia në Itali sepse atje është një vend europian,”-deklaroi një fëmijë tjetër.
Dëshira e madhe e fëmijëve për këtë kamp nga një klub prestigjioz i Seria A është përcjellë edhe te trajnerët.
“Duke qenë se kam qenë edhe në kampe të tjera, ky kamp ka një të veçantë të madhe që fëmijët janë tepër të argëtuar, të gëzuar. Vijnë para nesh, na pyesin kur do fillojmë sot, si do zhvillohet loja, stërvitja,”-u shpreh Mandrid Dulo, trajner futbolli.
Përveç çertifikatave për fëmijët më të talentuar do të ketë të tjera benefite.
“Në pretendojmë që këta të cilët do zgjedhim, që janë të prirur për t’u bërë futbollist, të zgjidhen për evente të tjera,”-deklaroi Mandrid Dulo, trajner futbolli.
Roma Camp vjen në Tiranë në kuadër të ‘Qytetit Europian të Sportit’, ndërsa për organizimin ka patur interes edhe nga skuadra të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.2%
-
Jo
73.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 890
Lajme të tjera
-
Me maska e kapele, 3 adoleshentë në Tiranë thyejnë xhamin e një biznesi dhe e grabisin! Në pranga 2 prej tyre! Qarkullonin me armë (VIDEO)
25 Shtator, 10:06
-
Premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, Veliaj: Tirana gumëzhin nga turistët dhe aktivitetet e kulturës
24 Shtator, 19:18
-
Report Tv sjell rastin e vogëlushes me sëmundje të rëndë! E ëma: Ishim në Itali, u kthyem se s’kishim lekë ta kuronim atje, na ndihmoni
24 Shtator, 17:27
-
Tiranë/ Polici i Vlorës nuk i bindet urdhrit për kontroll, dhunon bashkë me dy miqtë efektivin e Shqiponjave! AMP nis hetimet
24 Shtator, 14:43
-
Basha nga Zall-Herri: Ndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta, fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët
24 Shtator, 14:32
-
Mbyll siparin Edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, Veliaj: Traditë e Tiranës
24 Shtator, 11:22
-
Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë! Gjente klientët në rrjete sociale dhe i orientonte nëpër hotele
24 Shtator, 10:11
-
Zjarri masiv në fabrikën e bojërave në Maminas, anulohet dasma në resortin ngjitur! Ikën nusja e dhëndri, evakuohen dasmorët
23 Shtator, 23:36
-
VIDEO/ Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color në autostradën Tiranë - Durrës! Pas 5 orësh izolohen flakët
23 Shtator, 22:36
-
Tiranë/ U vuri shkrepësen mbeturinave në Kashar, zjarri djeg sipërfaqe me ullinj dhe bimësi, arrestohet 55-vjeçari
23 Shtator, 22:19
-
Skulptura e Adi Dules në sheshin “Bukureshti”, Veliaj: Sa bukur të shohësh artin të lulëzojë
23 Shtator, 18:52
-
58 vite me shtiza dhe grep me dorë, 73 vjeçarja end mbulesa, çentro e këmisha: S'e lë dot prej dëshirës së madhe! Panairet mundësi për shitje
23 Shtator, 18:09