Gjenerali i ushtrisë, Jean-Louis Georgelin, 74-vjeç, që ishte emëruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për të mbikqyrur rindërtimin e katedrales së Notre-Dame pas zjarrit shkatërrimtar të tre viteve më parë, ka humbur jetën teksa bënte alpinizëm në Pirene, Francë.
Zyra e prokurorit publik në Foix konfirmoi të shtunën se trupi ishte identifikuar zyrtarisht dhe se vdekja po trajtohej si një aksident, raporton The Guardian.
Presidenti Macron shkroi në Twitter: "Me vdekjen e gjeneralit Jean-Louis Georgelin, kombi ka humbur një nga ushtarët e tij më të mëdhenj, Franca një nga shërbëtorët e saj të mëdhenj dhe Notre-Dame menaxherin kryesor të rilindjes së tij".
Ai ishte shefi i shtabit ushtarak dhe këshilltar special i presidentit të atëhershëm francez Zhak Shirak nga 2002-2006.