Poçi: SHBA të asgjësojë
armët kimike nga Siria

Poçi: SHBA të asgjësojë<br />armët kimike nga Siria
TIRANE- Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë armë kimike. Këtë ka pohuar ekspertë toksikologë të ushtrisë shqiptare, ftuar në “Urbanika” në “A1 Report”. Ata janë shprehur se armët kimike nga Siria nuk mund të asfgjësohen nga shqiptarët, por vetëm nga SHBA.
 
Kemi pasur armë kimike në Shqipëri dhe i kemi shkatërruar...?
Qemaol Poçi, ish-toksikolog: Çfarë do të sillet armë kimike, apo lënde helmuese luftarake. Kemi bërë gabim kur deklarojmë se kemi kemi shkatërruar armë kimike në vitin 2007. Ne s’kemi pasur armë kimike. LHL quhen ato përbërje kimike që kanë disa cilësi, kanë disa kushte që bëjnë të mundur përdorimin e tyre si lendë helmuese luftarake. Baruti nuk është armë, LHL nuk është armë. Kemi patur lëndë helmuese të dobëta mësimore e stërvitore, dhe as ato s’kanë qënë LHL të mirëfillta që kanë qënë në armatimin kimik të vendeve të botës. Kimia ka pasur detyra të tjera. Kemi patur 1 mijë litra zarinë, por armë kimike nuk kemi patur patur asnjëherë.
 
Armë kimike duhet të nënkuptojmë çfarë...?
LHL dhe armë kimike që mund të vihen dhe në raketa, që mund të përdoren ndaj dikujt tjetër. Ne nuk e kemi këtë. Ne nuk kemi asistuar armë kimike dhe nuk kemi zënë vendin e parë në botë...
 
Këtë e tha një kimist në agjencitë ruse...?
S’ka pasur informacion. Ne kemi pasur një poligon në Shqiperi, të ndërtuar nga amerikanët për të asgjësuar lëndë mësimore helmuese. Kjo sasi s’mund të asgjësohej, Berisha kërkoi ndihmë.
 
Ju po më thoni çfarë kanë shkruajtur gazetat...ka dokument për vitin 2007 çfarë ka ndodhur?
Gazetat shkruajnë se janë asgjesuar armë kimike. Nuk është e vërtetë, kanë qënë LHL. Kemi qënë oficerë, armë nuk ka pasur. Nëse janë LHL janë të vendosura në ambalazh dhe kotenierë. Tani na del se janë dhe municione kimike. Pra këtu nga Siria do të vijnë municione të mbushura e kontenierë. Çfarë lëndësh helmuese luftarake do sillen konkretisht. Ne kemi LHL por që janë në katër grupe, grupi i parë më i rrezikshëm është zarina, neuroparalitik, paralizon. Mund të mbushet dhe në raketa, përfshirë dhe raketat balistike ndërplanetare që mbushen me armë kimike. Kjo armë kimike është zarinë. Përveç zarinës, që jep goditje vdekjeprurëse në trurin e kundërshtarit, janë dhe gazi mustard.
 
Po në Shqipëri mund të trajtohen...?
Shqipëria vend tranzit apo depozitimi për një kohë të gjatë?! Sazan Guri thotë do jemi depo për tërë jetën. Po dëgjoj që SHBA do ti asistojnë vetë. Bie varianti që do të bëhet nga ushtarakët shqiptarë, pasi ne nuk kemi asnjë potencial që të asgjësojë këto armë vdekjepriurëse. 16 tonët që trajtuan amerikanët, u bënë në katër vite dhe na dhanë 35 milionë USD. Po 1000 tonë, si do ti bëjmë dhe për sa do bëhen. Nga FA tona nuk ka asnjë mundësi, madje dhe ata që kanë qënë dikur specialistë, ose kanë vdekur ose janë të ikur jashtë shtetit. Asnjëri nga ne nuk mund të mbajë kostum të gomuar dhe të rrijë për orë të tëra në këto helme i veshur kështu. Të gjithë ata që punojnë, detyrimisht duhet të jenë të pajisur me mjete mbrojtëse personale kundërkimike.
 
Po pse i sollën këtu...?
Pse i sollën këtu, se jemi të vegjhël, të varfër dhe nuk mbrojmë dot, apo se do të vijnë 400 milionë dollarë. 1 mijë tonë duan minimumi 3 miliardë dollarë. Deri më sot qeveria jonë a ka bërë ndonjë prononcim nëse do t’i pranojë ose jo. Mendoj që meqënëse ne nuk e bëjmë dot, kushtet janë të tilla, situata, vendimet janë marrë, duhet të pranojmë për hir të aleancës në NATO të bëhet trajtimi këtu, por vetëm nga të huajt.
 
Pra të pranojmë...?
Duhet ta pranojmë këtë fakt, për hir të anëtarësisë në NATO.
 
Çfarë bëmë më 2007 në Qafomollë...?
Pëllumb Zaimi, pedagog, kolonel: Qeveria nuk ka pasur asnjë llojn transperencë, as për zarinë, as LHL asgjë nga qeveritë që ikën. LHL për herë të parë Saliu i shpiku më 21 janar, thika me helm etj etj. Ai i zbuloi për herë të parë. Ndrea Prendi ka thënë se është tentuar sulm me armë kimike ndaj kryeministrisë. Ti gjejë ku janë ato. Duhet të bëhet transparencë. Ne shtypi botëror na ka vënë para faktit të kryer, ne nuk kemi asnjë kapacitet për t’i trajtuar. Mos duhet të bëhet ndonjë referendum për këtë, a duhet pyetur populli se ai është i ekspozuar ndaj helmimit. Dhe mbetjet që dalin nga djegia elektrike kanë rrezikshmëri të lartë helmimi.

Ne kemi strategji të sigurisë kombëtare, ndërsa për sigurinë kimike nuk thotë asnjë frazë të vetme. Ja hodhën një helm në Bovillë kush do e kontrollojë Ne s’kemi laborator për kastravecat u desh Mali i Zi ta përcaktojë sasinë e pesticidit. 1 mijë ton zarinë çlirojnë shumë mbetje. Nuk do të digjen vetëm gazet, por dhe mbetje, metale që kanë mbetje radiaktive. Çdo të bëhet me toksiket që do dalin nga këto. Vetëm nga metalurgjiku i Elbasanit vdiqën me qindra nga kanceri dhe pati deformime që vijojnë dhe sot, por me gazin zarin. Shteti ka marrë 400 milionë euro për të pastruar Gërdecin që nuk kishte lëndë helmuese, dhe ende vijojnë problemet për banorët atje.
 
Cfarë ka ndodhur në Siri...?
Për të shpjeguar çfarë ndodh kamë një eksperiment timin. Kam bërë 10 minuta filmin, për punën time të 14 viteve. Ne eksperimentuam lëndën helmuese në stade të ndryshme, dhe kafshë të ndryshme. E domonstruam dhe para Byrosë Politike, derisa arritëm rezultatin final që të shihnim efektin. Me armën zarinë u helmuan 1400 vetë në Siri, dhe nuk kishte antidot.
 
Antidotët
“Në Shqipëri nuk kemi antidot, por unë e kam patur foprmulën e tij. Ky lloj helmi kërkon që njeriu që merret me të, apo ushtarët që përballen të kenë shiringën e antidotit. Duhet të marrin specialistët tanë për këtë punë, bashkë me specialistët e huaj që duhet të jenë përgjegjës”.

Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia