SHKODËR- Pesë persona janë arrestuar pasi jo vetëm transportonin drejt Malit të Zi ilegalisht disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, por edhe gjatë rrugës i kanë dhunuar që t'u merrnin sendet me vlerë.
Në pranga kanë rënë G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Mësohet se kundrejt një sasie parash ato kanë pranuar që t'i kalojnë shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme në Mal të Zi, por u kapën në flagrancë nga polica. Në fillim kanë tentuar që t'u largohen uniformave blu kanë ndryshuar drejtim dhe u futur në pyllin e fshatit Grudë dhe pikërisht këtu i kanë rrahur.
Mbi ta rëndon akuza për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe " Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim". Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.
Shkodran fundrrina
PërgjigjuShkodranet jane njerez me kulture mbi gjithe te tjeret. Duke qene superior eshte e natyrshme qe kane rrah magjypet. Ata e meritojne si njerez inferiore para shkadraneve...
Përgjigju