SHKODËR - Oficerët e policisë po kryenin si çdo ditë transportimin e të burgosurve për në gjykatën e Shkodrës, por furgoni me të burgosur është fikur. Shkak ka qenë një defekt në motor, duke bërë që për 30 minuta, ai te qëndrojë në pritje të remokjimit.

Vetëm pasi u gjet një kavo remorkjuese si dhe falë ndihmës se një makine të çasti, bëri që furgoni të ndizej. Pas këtij momenti ai ka dërguar në sallën e gjyqit të burgosurit, ndonëse me disa minuta vonesë. Kjo fenomen ndodh pasi mjetet me të cilat transportohen të burgosurit janë të amortizuara dhe prej vitesh u nënshtrohen riparimeve të pjesshme.

Këtë ngjarje nuk ka vonuar ta komentoj edhe ish kryeministri Sali Berisha, që në profilin e tij në “Facebook” shkruan: Për të qeshur dhe për të qarë! Në këtë foto që vjen nga Shkodra janë të burgosurit që shtyjnë makinën e "çunave". Ky është shteti i vajmedetit!!

makine policie
(Foto e postuar nga kryeministri Berisha në Facebook)


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)